3322Përfaqësues të shitjeve komerciale
Grup njësi · 10 profesione
Përshkrimi
Përfaqësuesi i shitjeve komerciale përfaqëson organizatën për të shitur mallra dhe shërbime të ndryshme për biznese dhe organizata të tjera dhe ofron informacion specifik në lidhje me karakteristikat, funksionet apo cilësitë, çmimet dhe ofertat për produktin apo shërbimin që do të shes. Ai negocion kushtet e kontratës së shitjes, çmimin apo mënyrën e pagesës, përgatit fatura apo dokumente të tjera për regjistrimin shitjeve, dërgesave apo pagesave të kryera, si dhe raporton te personat përgjegjës mbi reagimet e konsumatorëve dhe kërkesat për furnizuesit dhe prodhuesit. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve tregtare apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Identifikojnë dhe vendosin kontakte me individë ose organizata potenciale për të tregtuar produkte;
- Marrin informacion në lidhje me klientët dhe produktet, nevojat, problemet, historinë e produktit dhe praktikat e biznesit për realizimin e shitjeve, apo prezantimeve efektive dhe të përshtatshme;
- Sigurojnë informacion në lidhje me kushtet e tregut duke ndjekur ecurinë e kompanisë, si dhe shërbimet apo produktet konkurruese;
- Informojnë klientët mbi çmimet dhe ofertat që ofrohen nga kompania në mënyrë të vazhdueshme;
- Informojnë konsumatorët e ardhshëm me informacion në lidhje me karakteristikat, funksionet apo cilësitë e produkteve dhe pajisje për shitje;
- Demonstrojnë përdorimin e produkteve apo pajisjeve për shitje, kur është e nevojshme;
- Nxitin porositë dhe shitjen e mallrave në shitjet me pakicë, me shumicë, në qendrat e biznesit apo individë, në qendra industriale dhe të tjera;
- Realizojnë objektivat e shitjeve sipas sasisë, cilësisë, vlerës financiare,......;
- Përcaktojnë ose negociojnë kushtet e kontratës së shitjes, çmimin apo mënyrën e pagesës;
- Përgatitin fatura apo dokumente të tjera për regjistrimin e shitjeve, dërgesave apo pagesave të kryera;
- Raportojnë te personat përgjegjës reagimet e konsumatorëve dhe kërkesat për furnizuesit dhe prodhuesit;
- Ndërtojnë marrëdhënie të mira me klientë ekzistues të biznesit, me partnerë, tregtarë, furnitorë, distributorë dhe aktorë të tjerë në treg;
- Marrin pjesë në seminare dhe trajnime për promovimin e produkteve;
- Pajisin klientët e shumicës me materiale marketingu për tërheqjen e klientëve të rinj;
- Këshillojnë dhe japin zgjidhje të përshtatshme për klientët;
- Ofrojnë përkrahje teknike para dhe pas shitjes së produktit apo shërbimit;
- Kontaktojnë dhe rikontaktojnë në mënyrë të rregullt me klientët potencial nëpërmjet e-mail, telefonit, si dhe me vizita të vazhdueshme në terren;
- Kujdesen për brandet, imazhin dhe për asetet e organizatës;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Marrin udhëzime nga profesionistë të fushës;
- Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Mbikëqyrin të tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo një kualifikim profesional i mesëm;
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës i shitjeve. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin shitës i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një përfaqësues i shitjeve komerciale mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel Manaxher Shitjesh. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e ekonomist, financier etj.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: agjent tregtar, agjent tregtar komercial, agjent tregtar në industrinë prodhuese apo inxhinierike, përfaqësues shitje i prodhimit, teknik shërbim pas shitjes.
Profesionet në këtë grup
- Agjent tregtar
- Agjent tregtar komercial
- Agjent tregtar në industrinë prodhuese
- Agjent tregtar për prodhimet inxhinierike
- Marrës porosish
- Përfaqësues komercial
- Përfaqësues shitje i prodhimit
- Përfaqësues shitje inxhinierike
- Përfaqësues tregtar
- Teknik shërbim pas shitjes

