3323Blerës

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Blerësi/ja mbledh informacione për tregun e brendshëm apo eksportin-importin për blerjen e mallrave, shërbimeve, letrave me vlerë, aksioneve, obligacioneve dhe instrumente të tjera financiare për përdorimin ose rishitjen në emër të industrialistëve komerciale, organizatave apo të tjera institucionet dhe negocion, këshillon, ndërmjetëson, blen dhe rishet në tregjet e brendshme apo të jashtme. Ai/ajo përcakton ose negocion kushtet e kontratës me furnizuesit, çmimet, zbritje, termat e kreditimit apo marrëveshjet e transportit për blerjet që do të kryejë, si dhe kryen dokumentimin e veprimeve të blerjes apo rishitjes së mallrave dhe shërbimeve. Ai/ajo mund të punësohet në kompani të shërbimeve tregtare, në kompani shkëmbimit të mallrave apo institucione të tjera, si dhe të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Krijojnë kontaktet e domosdoshme dhe ruajnë marrëdhëniet me furnitorët dhe klientët;
  • Marrin informacion në lidhje me kërkesat dhe specifikimet në zhvillim për sasinë, cilësinë, shpenzimet, datat e ofrimit dhe kushtet e tjera të kontratës;
  • Marrin pjesë në tendera, për blerjen e mallrave dhe shërbimeve apo letrave me vlerë, aksioneve, obligacioneve dhe instrumente të tjera financiare duke plotësuar të gjithë dokumentacionet e duhura;
  • Zgjedhin mallin ose produkte që përshtaten më mirë me kërkesat e klientit apo institucionit;
  • Studiojnë raportet e tregut, revista e tregtisë dhe materialet e promovimit të shitjes apo vizitojnë qendra tregtare, dyqanet, fabrikat dhe veprimtari të marketingut të produktit;
  • Përcaktojnë ose negociojnë kushtet e kontratës me furnizuesit, çmimet, zbritje, termat e kreditimit dhe marrëveshjet e transportit apo kontrata për blerjen e pajisjeve, materialeve të papërpunuara, produkteve, shërbimeve dhe mallrave për rishitje apo letrave me vlerë, aksioneve, obligacioneve dhe instrumente të tjera financiare;
  • Hartojnë planin e blerjeve;
  • Kryejnë blerjen e mallrave për rishitje nga qendrat e shitjes me pakicë ose me shumicë;
  • Kryejnë blerjen e pajisjeve të përgjithshme dhe të specializuara, materialet ose shërbimet e biznesit për përdorim ose për përpunimi të mëtejshëm;
  • Blejnë për shitje shërbime të ndryshme;
  • Mbikëqyrin grumbullimin e shpërndarjen e mallrave;
  • Kontaktojnë me klientët dhe furnizuesit për të zgjidhur probleme e dala gjatë veprimtarisë së përditshme të punës;
  • Kryejnë dokumentimin e veprimeve të blerjes apo rishitjes së mallrave dhe shërbimeve;
  • Plotësojnë saktë fatura apo dokumente të tjera të domosdoshme duke pasur në konsideratë të gjitha elementet e tyre;
  • Kryejnë llogaritje të çmimit, vlerën për njësi, vlerën totale apo llogaritje të tjera;
  • Vlerësojnë nevojat bazuar në objektivat e ndërmarrjes për hartimin e planit të blerjes;
  • Zgjedhin furnizuesit potencial dhe vlerësojnë ofertën më të favorshme;
  • Mbledhin informacione për tregun e brendshëm apo eksportin-importin;
  • Mbledhin dhe vlerësojnë informacionin mbi sjelljen konsumatore;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Marrin udhëzime nga profesionistë të fushës;
  • Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit ligjor si kontrata, raporte vlerësimi, fatura, shënime dhe të tjera në formatin fizik dhe elektronik (soft-copy dhe hard-copy);
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Mbikëqyrin të tjerët;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelorapo një shkollim profesional;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin nëpunësit të kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një blerës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialisti. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e ekonomist, financier.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: agjent blerjesh, blerës mallrash/tregti me pakicë, blerës mallrash/tregti me shumicë, pajisjesh, blerës.

Profesionet në këtë grup

  • Agjent blerjesh.
  • Blerës mallrash/tregti me pakicë
  • Blerës mallrash/tregti me shumicë
  • Blerës pajisjesh
  • Blerës.
  • Nëpunës i prokurimeve
  • Nëpunës furnizimi
  • Agjent blerje për tregtim
  • Furnitor

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye