314Teknikë të shkencës së jetës dhe profesionistë të tjerë të lidhura to

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Teknikët në shkencat e jetës kryejnë një sërë funksionesh teknike për të mbështetur profesionistët e shkencave të jetës me kërkime, zhvillime, administrime, detyra të ruajtjes mjedisore në fusha të tilla si biologjia, botanika, zoologjia, bioteknologjia dhe biokimia, si edhe në bujqësi, peshkim dhe pyje. Teknikët në shkencat e jetës mund të punësohen në ferma ose kompani të mëdha bujqësore, si edhe në agjenci dhe institucione shtetërore përgjegjëse për bujqësinë dhe pyjet.

Detyrat kryesore

  • Përgatisin materialet dhe pajisjet për realizimin e testimeve dhe analizave.
  • Kryejnë inventar pyjor, pyetësorë dhe matje në natyrë sipas procedurave operacionale dhe shkencore.
  • Kryejnë funksione teknike për planin e manaxhimit dhe prerjes së pyjeve duke përdorur teknika hartëzuese dhe sisteme të kompjuterizuara të informacionit.
  • Kontribuojnë në planifikimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të rrugëve pyjore dhe shtigjeve të daljes.
  • Mbikëqyrin dhe kryejnë detyra të ndryshme teknike gjatë procesit të prerjes së pyjeve.
  • Sigurojnë zbatimin korrekt të rregullave dhe politikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, përdorimit të burimeve pyjore, sigurisë ndaj zjarrit dhe parandalimit të aksidenteve.
  • Mbikëqyrin veprimet për dezinfektimin e pyjeve.
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale dhe eksperiencë pune disa vjeçare janë gjithashtu të vlefshme.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye