3142Teknikë të bujqësisë
Grup njësi · 11 profesione
Përshkrimi
Teknikët e bujqësisë kryejnë një sërë funksionesh teknike dhe mbikëqyrëse, të tilla si testime dhe eksperimente, mbështetje teknike për fermerët, administratorët e fermave dhe kërkuesve të tjerë të fushës së bujqësisë. Teknikët e Bujqësisë mund të punësohen në ferma ose kompani të mëdha bujqësore, si edhe në agjenci dhe institucione shtetërore përgjegjëse për bujqësinë.
Detyrat kryesore
- Përgatisin materialet dhe pajisjet për realizimin e testimeve dhe analizave;
- Mbledhin dhe përgatisin mostra për tu ekzaminuar dhe eksperimentuar të tilla si, dhè, bimë, qeliza shtazore ose pjesë të organeve të kafshëve për qëllime testimi, ekzaminimi dhe analizash;
- Asistojnë dhe kryejnë eksperimente, testime dhe analiza duke aplikuar metoda dhe teknika të tilla si, mikroskopinë, histo-kiminë, kromatografinë dhe spektroskopinë;
- Identifikojnë mikro-organizma dhe insekte patogjenike që mund të jenë të dëmshme për të mbjellat dhe bagëtitë dhe kontribuojnë në planifikimin e metodave të shfarosjes apo mbajtjes nën kontroll të tyre;
- Analizojnë prodhimin dhe procesin për të vendosur dhe ruajtur standardet e cilësisë;
- Kryejnë ose mbikëqyrin programe të rritjes së peshkut në rezervat, bimëve në sera dhe bagëtive;
- Analizojnë mostra të farave për cilësinë, pastërtinë dhe normën e rritjes;
- Mbledhin të dhëna dhe harrojnë preventivë për sasitë dhe kostot e vlerësuara të materialeve dhe punës së nevojshme për projekte të ndryshme;
- Organizojnë mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve kërkimore;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor) në një nga degët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit; në disa pozicione një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale dhe eksperiencë pune disa vjeçare janë gjithashtu të vlefshme.
Profesionet në këtë grup
- Inspektor bujqësie
- Teknik agronom
- Teknik hortikulturë (kopshtari)
- Teknik i kërkimeve të kulturave
- Teknik i prodhimeve blegtorale (bulmeti)
- Teknik I prodhimit të perimeve
- Teknik kontrolli i produkteve blegtorale
- Teknik lulesh (florikulturë)
- Teknik për kullotat
- Teknik për rritjen e shpendëve
- Teknik studimi (të karakterit fizik dhe kimik të tokës)

