3143Teknikë të pylltarisë
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Teknikët e pylltarisë kryejnë një sërë funksionesh teknike dhe mbikëqyrëse në mbështetje të punës kërkimore për pyjet dhe manaxhimit, prerjes dhe ruajtjes së tyre, si edhe mbrojtjes së mjedisit. Teknikët e pylltarisë mund të punësohen në ferma ose kompani të mëdha pyjore, si edhe në agjenci dhe institucione shtetërore përgjegjëse për pyjet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë inventar pyjor, pyetësorë dhe matje në natyrë sipas procedurave operacionale dhe shkencore;
- Kryejnë funksione teknike për planin e manaxhimit dhe prerjes së pyjeve duke përdorur teknika hartëzuese dhe sisteme të kompjuterizuara të informacionit;
- Kontribuojnë në planifikimin dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të rrugëve pyjore dhe shtigjeve të daljes;
- Zbatojnë, mbikëqyrin dhe kryejnë funksione teknike në silvikulturë duke përgatitur terrenin, duke mbjellë dhe duke u kujdesur për kulturat e ndryshme pyjore;
- Koordinojnë aktivitetet të tilla si, matjen e vëllimit të drurëve të prerë, parandalimin automatik të zjarrit në pyje, kontrollin e sëmundjeve apo infektimin ose hollimin e drurëve para tregtimit të tyre;
- Mbikëqyrin dhe kryejnë detyra të ndryshme teknike gjatë procesit të prerjes së pyjeve;
- Sigurojnë zbatimin korrekt të rregullave dhe politikave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, përdorimit të burimeve pyjore, sigurisë ndaj zjarrit dhe parandalimit të aksidenteve;
- Sigurojnë mbështetje teknike për programet kërkimore të pyjeve në fusha të tilla si përmirësimi i pemëve, trajtimet për drurët frutorë, studime për insektet dhe sëmundjet apo kërkime eksperimentale pyjore dhe inxhinierike pyjore;
- Mbikëqyrin veprimet për dezinfektimin e pyjeve;
- Përgatisin kultivimin e pyjeve dhe planeve të prerjes;
- Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor) në një nga degët e Fakultetit të Shkencave Pyjore; në disa pozicione një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale dhe eksperiencë pune disa vjeçare janë gjithashtu të vlefshme.
Profesionet në këtë grup
- Teknik pemëtarie
- Teknik pyjesh
- Teknik silvikulturë (drurët)

