3141Teknikë të shkencë së jetës (përjashtuar mjekësia)

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Teknikët e shkencës së jetës (përjashtuar mjekësinë) kryejnë një sërë funksionesh teknike për të mbështetur profesionistët e shkencave të jetës me kërkim, zhvillim, administrim, detyra të ruajtjes mjedisore në fusha të tilla si manaxhimi i burimeve natyrore, mbrojtja e mjedisit, botanika, zoologjia, bioteknologjia dhe biokimia, si edhe në bujqësi, peshkim dhe pyje. Teknikët në shkencat e jetës mund të punësohen në ferma ose kompani të mëdha bujqësore, si edhe në agjenci kërkimore dhe institucione shtetërore përgjegjëse për shkencat e jetës dhe zbatimin e parimeve të tyre në praktikë.

Detyrat kryesore

  • Ndihmojnë në planifikimin, skicimin dhe realizimin e eksperimenteve;
  • Përgatisin, mirëmbajnë dhe kalibrojnë materialet dhe pajisjet për realizimin e testimeve, analizave dhe eksperimenteve;
  • Mbledhin dhe përgatisin mostra, rrisin kultura të ndryshme, të nevojshme për eksperimentet dhe testimet;
  • Kryejnë testime laboratorike rutinë;
  • Mbikëqyrin eksperimentet për të siguruar zbatimin dhe ndjekjen e procedurave të kontrollit të cilësisë së laboratorit dhe udhëzimeve të sigurisë;
  • Vëzhgojnë testet dhe analizat duke kryer llogaritjet përkatëse, regjistrimet dhe raportimet e tyre sipas metodave të përshtatshme shkencore;
  • Ruajnë, klasifikojnë dhe krijojnë katalogë me mostrat dhe kampionët;
  • Mbajnë shënime të detajuara për punën e kryer;
  • Zhvillojnë modele dhe analiza të të dhënave me anë të kompjuterëve dhe pajisjeve të tjera dixhitale;
  • Përdorin pajisje shumë komplekse dhe me fuqi të lartë për të kryer funksionet dhe detyrat e tyre;
  • Marrin pjesë në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e produkteve dhe proceseve;
  • Mbajnë inventarin e pajisjeve dhe materialeve të laboratorit dhe sigurohen për sasitë e domosdoshme të tyre duke bërë porositë tek furnitorët;
  • Mirëmbajnë bazën e të dhënave të punës dhe projekteve të tyre;
  • Respektojnë politikat e brendshme të punës dhe procedurat e hartuara nga Institucioni;
  • Zbatojnë kodin e etikës të miratuar nga drejtuesit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë tre vjeçare (bachelor); në disa raste një diplomë nga një shkollë e mesme profesionale dhe eksperiencë pune disa vjeçare janë gjithashtu të vlefshme.

Profesionet në këtë grup

  • Teknik në bakteriologji
  • Teknik në biokimi
  • Teknik i koleksionimit të bimëve të thara
  • Teknik në farmakologji
  • Teknik ne aerologji/serumet në gjak
  • Teknik në zoologji
  • Teknikë të tjerë të shkencë së jetës (përjashtuar mjekësinë)

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye