263Specialistë të fushës shoqërore dhe fetare

Grup i vogël · 6 Nëngrupe

Përshkrimi

Specialistët e fushës shoqërore dhe fetare bëjnë studime, zhvillojnë ose përmirësojnë koncepte, teori dhe metoda operacionale ose aplikojnë njohuri që lidhet me filozofinë, politikën, ekonominë, sociologjinë, antropologjinë, historinë, filologjinë, gjuhët, psikologjinë dhe shkenca të tjera sociale ose sigurojnë shërbime sociale që të plotësojnë nevojat e individëve dhe familjeve në një komunitet.

Detyrat kryesore

  • Formulojnë dhe aplikojnë zgjidhje për çështje ekonomike, politike apo sociale të së sotmes dhe të sëardhshmes;
  • Kërkojnë dhe analizojnë ngjarje dhe aktivitete të shkuara dhe gjejnë origjinën dhe evoluimin e racës njerëzore;
  • Studiojnë origjinën dhe zhvillimin e gjuhëve ose përkthimin dhe përshtatjen e tyre;
  • Studiojnëproceset mendore dhe tësjelljes sëindividit dhe grupeve;
  • Ofrojnëshërbime sociale;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë;
  • Mbikëqyrin punonjës të tjerë.

Kërkesat

  • Të ketë arsimin e lartë;
  • Kualifikimet e mëtejshme pasuniversitare përbëjnë avantazh për punësim dhe zhvillim në karrierë.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye