2631Ekonomistë

Grup njësi · 20 profesione

Përshkrimi

Ekonomisti bën kërkime, monitoron të dhënat, analizon informacionin, përgatit raporte për të zgjidhur problemet ekonomike të biznesit, shpjegon dhe bën parashikime ekonomike, këshillon biznesin, grupet e interesit, qeverinë për të formuluar zgjidhje për problemet e tyre ekonomike. Ekonomisti bën prognoza si do shkojnë çmimet, kush janë konkurrentët, furnitorët, klientët, strategjitë duke aplikuar metoda statistikore dhe matematikore. Ai mund të punësohet në organizata biznesi dhe institucione publike.

Detyrat kryesore

  • Parashikojnë ndryshimet në një njësi ekonomike, planifikojnë buxhet afatshkurtër, afatgjatë dhe bëjnë vlerësim për investime;
  • Formulojnë rekomandime, politika dhe planifikojnë strategji për investime të korporatave;
  • Monitorojnë të dhënat ekonomike për politikat fiskale dhe monetare dhe japin këshilla në bazë të tyre;
  • Parashikojnë prodhimin e produkteve apo shërbimeve të caktuara, bazuar në të dhënat e konsumit dhe kushteve specifike të industrisë;
  • Përgatitin parashikime për të ardhurat dhe shpenzimet, nivelin e interesave dhe të këmbimit valutor;
  • Analizojnë faktorët që përcaktojnë punësimin, pagat, papunësinë dhe rezultatet e tjera të tregut të punës;
  • Aplikojnë formula matematikore dhe teknika statistikore për të testuar teori ekonomike si dhe u japin zgjidhje problemeve ekonomike;
  • Përpilojnë, analizojnë dhe interpretojnë të dhënat ekonomike duke përdorur teoritë ekonomikë dhe teknika të tjera statistikore;
  • Vlerësojnë rezultatin e vendimeve politike lidhur me ekonominë dhe financat publike dhe këshillojnë politika ekonomike;
  • Ekzaminojnë problemet lidhur me aktivitetet ekonomike të kompanive individuale;
  • Kryejnë studime në kushtet e tregut në nivel lokal apo kombëtar për të përcaktuar nivelin e çmimeve dhe shitjeve për produkte e shërbime, për të përcaktuar potencialin e tregut, trendin e ardhshëm dhe për të zhvilluar strategji biznesi;
  • Përpilojnë ofertat ekonomike të cilat mund t’u drejtohen njësive publike apo private;
  • Monitorojnë dhe konsultohen me specialistët mbi ndryshimet ligjore;
  • Respektojnë legjislacionin dhe udhëzimet e tij;
  • Rritin dhe zhvillojnë aftësitë e veta përmes kualifikimeve në këtë sektor.

Kërkesat

  • Arsim i Lartë;
  • Preferohen kualifikime në fushën e ekonomisë apo financës;
  • Të ketë aftësi për të vepruar.

Informacion shtesë

Një individ në këtë profesion mund të nisë punën dhe pasi kryer shkollën e mesme në këtë fushë. Më pas me arsim profesional, arsim të lartë, kualifikime ose dhe eksperiencë mund të punësohet si ekonomist. Ekonomisti mund të punësohet edhe si financier, si kontabilist nëse merr licencën përkatëse, mund të punësohet si analist apo këshilltar biznesi, mund të punësohet në institucione bankare, por dhe në institucione shkencore e kërkimore.

Profesionet në këtë grup

  • Analist ekonomie
  • Ekonomist bujqësor
  • Ekonomist finance dhe banka
  • Ekonomist për burimet njerëzore
  • Ekonomist për menaxhim
  • Ekonomist për marketing
  • Ekonomist për pagesë papunësie (trajtimin ekonomik i të papunëve)
  • Ekonomist për politikat doganore
  • Ekonomist për politikat e çmimeve
  • Ekonomist për tatim/taksa
  • Ekonomist për tregti ndërkombëtare
  • Ekonomist për turizëm
  • Ekonomist
  • Këshilltar ekonomik
  • Ekonomist/specialist për prokurime publike
  • Ekonomist në Sigurime
  • Specialist i ekonometrisë
  • Specialist i kredive /institucione financiare
  • Specialist i operacione në institucione financiare
  • Vlerësues pasurie i shkallës së parë/dytë për ndërtesa dhe tokë truall

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye