2635Specialistë të këshillimit dhe të punës sociale

Grup njësi · 19 profesione

Përshkrimi

Specialistët e këshillimit dhe të punës socialeofrojnë këshillim dhe udhëzim për individët, familjet, grupet, komunitetet dhe organizatat ndaj vështirësive sociale dhe personale. Ata i asistojnë klientët të zhvillojnë aftësi dhe aksesojnë burime, si dhe mbështesin shërbime që duhen për të reaguar ndaj çështjeve që vijnë si shkak i papunësisë, varfërisë, paaftësisë, varësisë, sjelljes kriminale dhe delinkuente, problemeve martesore dhe të tjera.

Detyrat kryesore

  • Intervistojnë klientët individualisht, familjarisht ose në grup për të vlerësuar situatën e tyre dhe problemet dhe për të përcaktuar llojin e shërbimeve për të cilat kanë nevojë;
  • Analizojnë situatën e klientët dhe paraqesin qasje alternative për të zgjidhur problemet;
  • Hartojnë të dhëna për raste ose raporte për gjyq dhe procesime të tjera ligjore;
  • Ofrojnë këshillim, terapi dhe shërbime ndërmjetëse dhe sesione të lehtësimit të grupeve për të asistuar klientët për të zhvilluar aftësi dhe mprehtësi për t’u përballur dhe për të zgjidhur problemet e tyre sociale dhe personale;
  • Planifikojnë dhe zbatojnë programet e asistencës për klientë që përfshin ndërhyrje në krizë dhe referon te agjencitë që sigurojnë asistencë financiare, ndihmë ligjore, strehim, trajtim mjekësor dhe shërbime të tjera;
  • Hetojnë raste abuzimi ose neglizhimi dhe ndërmarrin veprime për të mbrojtur fëmijët dhe të tjerët nga persona të rrezikshëm;
  • Punojnë me shkelësit e ligjit gjatë dhe pas dënimit, i ndihmojnë ata të integrohen në komunitet dhe për të ndryshuar qasjen dhe sjelljet për të reduktuar shkelje të tjera;
  • Këshillojnë drejtuesit e burgut dhe të bordeve për lirimin me kusht, nëse dhe në cilat kushte duhet një shkelës ligji të burgoset, të lirohet nga burgu apo të ketë metoda të tjera korrektimi;
  • Sillen si avokat për një grup klientësh në komunitet dhe të lobojë për zgjidhje ndaj problemeve që ndikojnë ata;
  • Zhvillojnë programe parandalimi dhe ndërhyrjeje për të plotësuar nevojat e komunitetit;
  • Mbajnë kontakte me agjencitë e tjera të shërbimeve sociale, institucionet e edukimit dhe ofruesit e shërbimit për mirëqenien shëndetësore për të shkëmbyer informacion në lidhje me situatën e përgjithshme të klientit dhe progresin e tij;
  • Realizojnë detyra të ngjashme.

Kërkesat

  • Të ketë arsimin të lartë.

Informacion shtesë

Kualifikimet e mëtejshme pasuniversitare përbëjnë avantazh për punësim dhe zhvillim në karrierë.

Profesionet në këtë grup

  • Përgjegjës sektori të shërbimeve të punësimit
  • Përgjegjës sektori në administratë/fusha sociale
  • Punonjës social
  • Punonjës social në ambiente pune
  • Punonjës social në arsim
  • Punonjës social në burg
  • Punonjës social për azilet
  • Punonjës social për fëmijët
  • Punonjës social për persona me aftësi të kufizuar
  • Punonjës social për planifikimin familjar
  • Specialist për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
  • Specialist për mbrojtjen e të drejtave të grave
  • Këshillues për përdorues të drogës
  • Këshillues për humbjen e të afërmit
  • Këshillues për fëmijët dhe të rinjtë
  • Këshillues familjeje
  • Këshillues martese
  • Këshillues për personat e liruar me kusht
  • Këshillues për personat në kohë prove

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye