2632Sociologë, antropologë dhe specialistë të tjerë të kësaj fushe

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Sociologët, antropologët dhe specialistë të tjerë të kësaj fusheshqyrtojnë dhe përshkruajnë strukturën e shoqërive, origjinën dhe evoluimin e shoqërive dhe ndërvarësinë ndërmjet kushteve të mjedisit dhe aktiviteteve të njeriut. Ata këshillojnë për aplikime praktike të gjetjeve të tyre në formulimin e politikave ekonomike dhe sociale.

Detyrat kryesore

  • Bëjnë studime për origjinën, zhvillimin, strukturën, modelet sociale, organizatat dhe marrëdhëniet e shoqërisë njerëzore;
  • Gjurmojnë origjinën dhe zhvillimin e njerëzimit nëpërmjet studimit të ndryshimit të karakteristikave dhe institucioneve sociale dhe kulturore;
  • Gjurmojnë zhvillimin e njerëzimit nëpërmjet materialeve të së shkuarës, si banesa, tempuj, mjete, enë, monedha, armë ose skulptura;
  • Studiojnë aspektet fizike dhe klimaterike të zonave dhe rajoneve dhe i korelojnë këto me aktivitetet ekonomike, sociale dhe kulturore;
  • Zhvillojnë teori, modele dhe metoda për të interpretuar dhe përshkruar fenomene sociale;
  • Vlerësojnë vendimet politike që kanë të bëjnë me politikat sociale;
  • Analizojnë dhe vlerësojnë të dhënat sociale;
  • Këshillojnë për aplikimin praktik të gjetjeve në formulimin e politikave ekonomike dhe sociale për grup popullatash dhe rajone dhe për zhvillimin e tregjeve;
  • Përgatitin artikuj dhe raporte akademikë;
  • Bashkëpunojnë me akademikë, ekspertë dhe aktorë të tjerë;
  • Realizojnë detyra të ngjashme.

Kërkesat

  • Të ketë arsimin të lartë.

Informacion shtesë

Kualifikimet e mëtejshme pasuniversitare përbëjnë avantazh për punësim dhe zhvillim në karrierë.

Profesionet në këtë grup

  • Antropolog
  • Arkeolog
  • Etnograf
  • Gjeograf
  • Sociolog

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye