2634Psikologë
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Psikologët kërkojnë dhe studiojnë proceset mendore dhe sjelljen e njerëzve si individë ose në grup dhe e aplikojnë këtë njohuri për të promovuar përshtatjen dhe zhvillimin personal, social, edukativ apo profesional.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë dhe zhvillojnë teste për të matur karakteristika mendore, fizike si inteligjenca, aftësitë, zotësitë, potencialin, etj. dhe vlerëson rezultatet duke ofruar sugjerime;
- Analizojnë efektin trashëgues, social, profesional dhe faktorë të tjerë tek mendimet dhe sjelljet individuale;
- Bëjnë këshillim ose intervista terapeutike me individë apo grupe dhe ofrojnë shërbime të ndjekjes së rastit;
- Mbajnë kontaktet e duhura, si për shembull ato me anëtarët e familjes, autoritetet shkollore apo punëdhënësin dhe rekomandojnë zgjidhje të mundshme apo trajtime të problemit;
- Studiojnë faktorët psikologjikë në diagnostikimin, trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve mendore dhe emocionale ose të çrregullimeve të personalitetit, si dhe referojnë tek specialistët e fushës;
- Përgatitin artikuj dhe raporte akademike;
- Formulojnë teste arritjeje, diagnostikuese dhe parashikuese për t’u përdorur nga mësuesit në metodat e planifikimit dhe përmbajtjen e udhëzimeve;
- Zhvillojnë anketa dhe bëjnë studime për punë të ndryshme, grupe pune, moralin, motivimin, mbikëqyrjen dhe manaxhimin e punonjësve;
- Zhvillojnë teori, modele dhe metoda që të interpretojnë dhe të përshkruajnë sjelljen e njerëzve;
- Bashkëpunojnë me akademikë, ekspertë dhe aktorë të tjerë;
Realizojnë detyra të ngjashme.
Kërkesat
- Të ketë arsimin e lartë.
Informacion shtesë
Kualifikimet e mëtejshme pasuniversitare përbëjnë avantazh për punësim dhe zhvillim në karrierë.
Profesionet në këtë grup
- Psikolog
- Psikolog në arsim
- Psikolog në shëndetësi
- Psikolog në klinikë
- Psikolog organizate
- Psikoterapist
- Psikolog sporti

