243Specialistë të shitjeve, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Specialistët e shitjeve, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, planifikojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë programe të shpërndarjes së informacionit për të promovuar organizatat, produktet apo shërbimet e tyre. Ata përfaqësojnë kompaninë në shitjen e një sërë produktesh apo shërbimesh teknike, industriale, mjekësore, farmaceutike dhe të TIK (teknologjia e komunikimit dhe informacionit) etj.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë studime tregu, analizojnë gjetjet, planifikojnë strategji marketingu për organizatën dhe produktet e saj;
  • Informohen për produktin, shërbimet dhe gjithë hallkat e punës në organizatën ku punojnë;
  • Planifikojnë fushatë marketingu dhe aktivitete për marrëdhënie me publikun për të promovuar produktin apo shërbimet e organizatës;
  • Mbështesin rritjen dhe zhvillimin e biznesit, duke përgatitur dhe zbatuar objektiva, politika dhe programe marketing;
  • Planifikojnë dhe organizojnë fushatave publicitare në media, reklama print, video si dhe organizojnë evente promovuese për organizatën, produktet apo shërbimet e saj;
  • Vlerësojnë dhe përzgjedhin materiale të shkruara nga gazetarë, materiale foto, ilustrime, statistika zyrtare, studime apo materiale të tjera për të krijuar një publicitet sa më të favorshëm për kompaninë;
  • Informohen për produktet e konkurrentëve, teknikat dhe fushatat e tyre të promovimit;
  • Raportojnë dhe konsultohen me manaxherët e organizatës, apo aksionerët për produktet apo shërbimet e konkurrentëve, për kushtet e tregut dhe për trendet e ardhshme;
  • Kuptojnë nevojat e konsumatorit dhe shpjegojnë ose demonstrojnë produktet ose shërbimet e organizatës për ta;
  • Vizitojnë dhe takojnë rregullisht klientët potencialë për t’u reklamuar atyre produktet apo shërbimet e reja të organizatës;
  • Mirëmbajnë një bazë të dhënashtëkontakteve të klientëve, konsumatorëve dhe ideojnë fushata marketing online duke u paraqitur atyre produktet e reja (email marketing);
  • Ideojnë promovim online të organizatës, produkteve apo shërbimeve përmes website, shkrimeve blogeve, përditësimit të mediave sociale, hedhjes së videove dhe reklamimit të tyre për të arritur sa më shumë lexues e shikues të synuar;
  • Nënshkruajnë kontrata, negociojnë çmime dhe termat e kontratës me klientët;
  • Raportojnë për kërkesat, vërejtjet apo sugjerimet e klientëve te manaxherët, bordi drejtues;
  • Sugjerojnë përmirësimin e produktit, shërbimeve, pas analizimit të reagimit të konsumatorit, apo efektit të fushatave publicitare;
  • Analizojnë rezultatet e aktiviteteve promovuese dhe efektin e shndërrimit të tyre ne fitim për organizatën;
  • Kërkojnë, studiojnë dhe sugjerojnë mënyra të reja marketingu;
  • Rrisin aftësitë e veta profesionale.

Kërkesat

  • Arsimi i lartë, preferohet kryesisht nëEkonomi, Marketing, Media, Marrëdhënie me Publikun, Komunikim etj.;
  • Kualifikime profesionale ne këtë sektor, si ne shitje, marketing.. etj.;
  • Aftësi komunikuese.

Informacion shtesë

Ata mund te nisin punën si agjent marketingu, si promotor shitjesh, por edhe si shitës a tregtar ose si gazetar ne rastin e marrëdhënieve me publikun. Me kalimin e kohës me eksperiencë pune dhe ose kurse trajnuese mund të bëhen specialistë të shitjeve, marketingut dhe marrëdhënieve me publikun. Ata mund te punësohen si ne organizata shtetërore dhe private, por mund ti ofrojnë këto shërbime edhe si ‘outsource’, pra si te vetëpunësuar për organizata apo institucione. Ata punësohen kryesisht ne organizata prodhuese për te promovuar produktet por dhe ne organizata qe ofrojnë shërbime te caktuara. Që ta bëjnë mirë punën e tyre ata duhet të njohin shumë mirë produktin që do promovojnë dhe të kenë aftësi të mira komunikuese e bindëse për të siguruar shitjen apo promovimin e tij.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye