2434Specialistë të shitjeve të TIK
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Specialisti/ja i/e shitjeve të TIK kryen shitje me shumicë dhe pakicë të një sërë pajisjesh kompjuterike, softuerë, mallra dhe shërbime të tjera të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, duke përfshirë instalimet dhe informacione të specializuara siç kërkohet. Ai/Ajo jep këshilla teknike ndaj klientëve mbi gjithë aspektet e instalimit dhe përdorimit të sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike, para dhe pas shitjes, mbi veçoritë e softuerit dhe mundësitë e aplikimit të tyre për të asistuar në një shumëllojshmëri kontekstesh, si kontabilitet, prodhim ose fusha të tjera të specializuara. Ai mund të punësohet nëkompani shërbimesh shitjeje të TIK, në panaire e ekspozita të ndryshme etj. apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Përditësojnë njohuritë në lidhje me zhvillimet e reja teknike në industri;
- Përdorin njohuritë teknike mbi produktet për të kuptuar nevojat dhe kërkesat e ndryshme të klientëve dhe nevojat specifike të bizneseve;
- Sigurojnë cilësi të mirë shërbimi duke zhvilluar njohuri të detajuara të specifikimeve teknike dhe njohuri të tjera të proceseve dhe sistemeve të fushës së TIK;
- Kryejnë identifikimin dhe zhvillimin e bizneseve të reja dhe nevojave të tyre për përdorime të pajisjeve dhe sistemeve të TIK;
- Kryejnë përgatitjen e prezantimeve dhe demonstrimeve për klientët në mënyre të saktë dhe konfidenciale;
- Promovojnë produktet duke shkruar dhe dizajnuar literaturë shitjesh dhe duke ndjekur evente të industrisë;
- Informohen mbi ndryshimin e vazhdueshëm të sistemeve softuer dhe harduer dhe pajisjeve periferike;
- Zhvillojnë plane shitjeje efektive duke përdorur metodologji të ndryshme shitjeje;
- Ofrojnë këshilla teknike ndaj klientëve mbi gjithë aspektet e instalimit dhe përdorimit të sistemeve dhe rrjetave kompjuterike, para dhe pas shitjes;
- Këshillojnë mbi veçoritë e softuerit dhe mundësitë e aplikimit të tyre për të asistuar në një shumëllojshmëri kontekstesh, si kontabilitet, prodhim ose fusha të tjera të specializuara;
- Komunikojnë me klientët ekzistues për të ruajtur lidhjet dhe për të promovuar produkte të tjera ose përmirësime të atyre ekzistuese;
- Trajtojnë probleme dhe defekte të softuerit dhe harduerit dhe i referojnë ndaj kolegëve specialistë;
- Merren me dokumentet e tenderimit duke shkruar propozime, raporte dhe dokumente mbështetëse;
- Menaxhojnë ngarkesën e punës për të organizuar dhe për t’i dhënë prioritet qëllimeve ditore dhe javore;
- Shesin pajisje, furnizime dhe shërbime teknike bizneseve, organizatave dhe individëve;
- Kryejnë kuotimin dhe negocimin e çmimeve dhe termave të kreditimit;
- Plotësojnë kontratat dhe urdhrat e regjistrimit;
- Kryejnë përditësimin e të dhënave të klientëve dhe përgatitjen e raporteve të shitjes;
- Organizojnë dorëzimin e mallrave, instalimin e pajisjeve dhe ofrimin e shërbimeve;
- Nxitin shitjen e mallrave dhe porosive të shitjes me pakicë, me shumicë, shitjeve industriale, duke përdorur metoda të ndryshme marketingu;
- Raportojnë reagimet dhe kërkesat e klientëve;
- Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë dhe dokumentacione të tjera të nevojshme;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në Informatikë, Inxhinieri Elektronike, Shkenca Kompjuterike;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin e specialistit. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një specialist i shitjeve të TIK mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën përkatëse.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Specialist i shitjeve të TIK, specialist i shitjes së shërbimeve të TIK, specialist i shitjes së shërbimeve harduerit, specialist i shitjes së shërbimeve softuer, specialist i shitjes së shërbimeve të telekomunikacionit.
Profesionet në këtë grup
- Specialist i shitjeve të TIK
- Specialist i shitjes së shërbimeve të TIK
- Specialist i shitjes së shërbimeve harduerit
- Specialist i shitjes së shërbimeve softuer
- Specialist i shitjes së shërbimeve të telekomunikacionit

