2433Specialistë të shitjeve teknike dhe mjekësore (Përjashtuar TIK)
Grup njësi · 17 profesione
Përshkrimi
Specialistët e shitjeve teknike dhe mjekësore (përjashtuar TIK)përfaqësojnë kompanitë apo organizatat në shitjen e një sërë produktesh e shërbimesh industriale, teknike, mjekësore e farmaceutike tek organizma të tjerë industriale, biznesi, profesionale apo të tjera. Ata studiojnë kushtet e tregut dhe konkurrentët dhe këshillojnë drejtuesit për potencialet e tregut, për tendencat e konsumatorit dhe produktete reja.
Detyrat kryesore
- Përpilojnë listën e bizneseve të klientëve të mundshëm duke përdorur burime të ndryshme;
- Studiojnë dhe përditësojnë njohuritë e veta mbi produkte dhe shërbime të organizatës ku punojnë dhe të konkurrentëve, si dhe ndjekin kushtet dhe ndryshimet e tregut;
- Zhvillojnë vizita të rregullta te bizneset, klientët potencialë, për të vendosur kontakte, për të promovuar produktet e tyre dhe për të krijuar mundësi shitjeje;
- Kuptojnë nevojat dhe kapacitetet financiare të klientit dhe rekomandojnë produktin apo shërbimin e përshtatshëm;
- Japin mendim për dizenjimin e produktit, kur produkti apo shërbimi kërkohet të përshtatet posaçërisht sipas nevojave të klientit;
- Përgatitin raporte apo propozime për prezantimin e shitjeve, për demonstrimin e produkteve dhe përfitimet nga përdorimi i tyre;
- Llogaritin kostot e instalimit dhe mirëmbajtjes së pajisjes apo shërbimit, në rastet kur produkti instalohet te klienti;
- Monitorojnë nevojat e ndryshuara të klientit dhe aktivitet e konkurrentit dhe raportojnë këto zhvillime te manaxheri i shitjeve;
- Negociojnë çmime dhe termat e kontratës dhe përgatitin dhe administrojnë kontratat e shitjes;
- Organizojnë furnizimin ose dërgimin e produktit, instalimin e pajisjes dhe ofrimin e shërbimeve;
- Shpjegojnë sipas rastit, funksionimin e pajisjes, udhëzimet përkatëse që shoqërojnë pajisjen apo produktin;
- Bëjnë vetë një demonstrim të produktit tek klienti për të treguar funksionimin dhe facilitetet e tij;
- Garantojnë kthimin e produktit në rast defekti sipas kushteve të kontratës me klientin;
- Raportojnë te manaxheri i shitjeve për shitjet e bëra dhe për potencialet e tregut për produkte dhe shërbime;
- Konsultohen me klientët pas shitjeve për të garantuar kënaqësinë e tyre, zgjidhin çdo problem dhe japin mbështetje të vazhdueshme për ta;
- Sigurojnë kënaqësinë maksimale të klientit për produktin dhe shërbimet e organizatës;
- Rritin profesionalizimin e vet në këtë sektor;
- Respektojnë kushtet e sigurimit teknik dhe mjedisor.
Kërkesat
- Preferohet arsim i lartë;
- Kualifikime në shitje, marketing, shërbim me klientin etj.;
- Aftësi të mira komunikuese;
- Zotësi për të vepruar.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si agjent tregtar, agjent shitjeje, ndërmjetës tregtar etj., duke pasur si fillim arsimin e mesëm. Por me kryerjen e arsimit të lartë dhe kualifikime ne këtë sektor, mund të punësohet si specialist i shitjeve tregtare dhe teknike. Më eksperiencë dhe kualifikime të mëtejshme mund të marrë dhe role drejtuese. Përfaqësuesit e shitjeve tregtare dhe teknike punësohen kryesisht në organizata biznesi private.
Profesionet në këtë grup
- Specialist i shitjeve i specializuar
- Specialist tregtar teknik
- Specialist tregtar/industri përpunuese
- Inspektor teknik tregtie
- Inxhinier shitjeje
- Inxhinier tregtar
- Këshilltar shërbimi pas shitjes
- Kontraktues tregtie
- Ndërmjetës tregtar
- Specialist shërbimi pas shitjes
- Përfaqësues fabrike
- Përfaqësues tregtie
- Furnitor i shitjeve teknike
- Përfaqësues shitjesh i produkteve industriale
- Përfaqësues shitjesh i produkteve mjekësore
- Përfaqësues shitjesh i produkteve farmaceutike
- Përfaqësues shitjesh teknike

