242Specialistë administrimi
Grup i vogël · 4 Nëngrupe
Përshkrimi
Specialistët e administratës aplikojnë koncepte dhe teori të ndryshme që lidhen me përmirësimin e efektivitetit të organizatës dhe produktivitetit tëindividëve brenda saj. Ata/ato sigurojnë që aktivitetet operacionale të organizatës të jenë në përputhje me objektivat dhe misionin e saj.
Detyrat kryesore
- Vlerësojnë strukturën e organizatës dhe sugjerojnë fushat e përmirësimit;
- Analizojnë ecurinë e sektorëve, efektivitetin e personelit dhe sugjerojnë ndryshime;
- Sigurojnë që aktivitetet operacionale tëorganizatës të jenë në përputhje me objektivat politike të organizatës;
- Rekrutojnë, zhvillojnë dhe këshillojnë personelin brenda një organizate;
- Monitorojnë dhe mbikëqyrin punën e personelit;
- Njohin dhe ndjekin me përpikmëri ndryshimet ligjore dhe zhvillimet që ndikojnë te misioni i organizatës;
- Rritin aftësitë e veta profesionale në këtë sektor.
Kërkesat
- Preferohetarsim i lartë;
- Kualifikime te ndryshme në këtë fushë përbëjnë avantazh;
- Aftësi komunikuese, analizuese.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në këtë profesion si ndihmës, asistent në pozicione të ndryshme në administratë. Por me arsim, kualifikime profesionale ai mund të punësohet si specialist i administratës. Me eksperiencë dhe kualifikime të mëtejshme mund të bëhet dhe drejtues i administratës ose organizatës.

