2421Analistë manaxhimi dhe organizimi

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Analistët e manaxhimit dhe të organizimit ndihmojnë organizatën për të rritur eficiencën dhe për të zgjidhur problemet e organizimit. Ata/ato studiojnë struktura, metoda, sisteme dhe procedura organizative dhe sugjerojnë ose rekomandojnë ndryshime për kompanitë që ato të ulin kostot dhe të rrisin të ardhurat.

Detyrat kryesore

  • Analizojnë dhe vlerësojmë sistemet dhe strukturat aktuale të një organizate;
  • Diskutojnë sistemet aktuale me personelin dhe vëzhgojnë procedurat në gjithë nivelet e organizatës;
  • Asistojnë dhe inkurajojnë zhvillimin e objektivave, strategjive dhe planeve që synojnë arritjen e kënaqësisë së konsumatorit dhe përdorimin eficient të burimeve të organizatës;
  • Drejtojnë klientët drejt një organizate më eficiente dhe zhvillojnë zgjidhje për problemet e organizimit;
  • Ndërmarrin dhe rishikojnë studime pune duke analizuar metoda dhe procedura ekzistuese administrative;
  • Regjistrojnë dhe analizojnë grafikët e fluksit të punës, të dhënat, raportet, manualet dhe përshkrimet e punës sëpersonelit;
  • Përgatisin dhe rekomandojnë propozime për të rishikuar metodat dhe procedurat, për të alternuar fluksin e punës, për të ripërcaktuar funksione pune dhe për të zgjidhur probleme organizative;
  • Asistojnë në zbatimin e rekomandimeve të aprovuara, japin instruksione të shkruara, manuale procedurash dhe hartojnë dokumente të tjera;
  • Intervistojnë personelin për të riparë dhe rimodeluar strukturën e organizimit sipas aftësive dhe kualifikimeve të tyre;
  • Përgatisin manuale trajnimi për personelin dhe i trajnojnë si të përdorin format, procedurat e reja apo pajisjet e reja sipas politikave të rishikuara të organizatës;
  • Rekomandojnë blerje pajisesh, apo dizenjimin e zonave ku do të vendosen këto pajisje;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Menaxhojnë personelin e tyre mbështetës;
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i Lartë;
  • Kurse dhe trajnime profesionale;
  • Aftësi për të vepruar;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë ndihmës manaxher ose si asistent konsulent duke patur edhe një diplomë të shkollës së mesme. Me arsim të lartë dhe kurse e studime shtesë mund të marrë detyrën e Konsulentit ose Analistit të manaxhimit dhe organizimit të punës në një organizatë. Mund të punësohen në Institucione kërkimore e shkencore dhe kompani private. Ose mund ta ushtrojnë dhe si konsulentë të pavarur këtë profesion.

Profesionet në këtë grup

  • Analist menaxhimi
  • Analist organizimi
  • Specialist tregu
  • Specialist i studimeve prognostike
  • Konsulent biznesi
  • Konsulent menaxhimi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye