2424Specialistë të kualifikimit dhe zhvillimit të personelit
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Specialistët e kualifikimit dhe zhvillimit të personelit, planifikojnë, zhvillojnë, zbatojnë dhe vlerësojnë programet trajnuese dhe zhvilluese për të ndihmuar manaxherët dhe personelin që të fitojnë aftësi, të zhvillojnë kompetencat në përputhje me kërkesat e organizatave dhe me qëllim arritjen e objektivave profesionale dhe personale.
Detyrat kryesore
- Identifikojnë nevojat dhe kërkesat për trajnim nga individë dhe organizata;
- Përcaktojnë objektiva për zhvillimin e burimeve njerëzore dhe vlerësojnë rezultatet;
- Përgatisin dhe zhvillojnë materialet trajnuese dhe ndihmëse si broshura, guida, manuale, materiale vizuale, modele demonstrimi, mësime online dhe dokumente që mbështesin referencat e trajnimit;
- Dizajnojnë, koordinojnë, programojnë dhe zbatojnë programe trajnimi dhe zhvillimi që mund të shpërndahen në formën e instruksioneve individuale apo në grup;
- Moderojnë seminaret, takimet, demonstrimet dhe konferencat;
- Koordinojnë e bashkëpunojnë me ofruesit e jashtëm të trajnimit për të kryer trajnime specifike dhe programe zhvillimi;
- Promovojnë trajnimet e kryera apo organizuara prej tyre dhe vlerësojnë aktivitet promocionale;
- Monitorojnë e kryejnë vlerësime dhe studime të vazhdueshme për të rritur cilësinë e trajnimeve dhe efektivitetin e tyre dhe rishikojnë e modifikojnë objektivat e trajnimit, metodat dhe materialët e kurseve;
- Mbledhin, investigojnë dhe kërkojnë materiale shtesë për të pasur një kuptim më të mirë të çështjeve, subjekteve, apo tematikave të ndryshme që mund të përdoren për trajnim;
- Mbikëqyrin punën e personelit;
- Rritin aftësitë e veta profesionale në këtë sektor.
Kërkesat
- Preferohet Arsim i lartë;
- Kualifikime profesionale dhe njohje te metodave te trajnimeve përbëjnë avantazh;
- Aftësi analitike.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës ne sektorët e burimeve njerëzore, ne institucione arsimore, akademike. Me kryerjen e arsimit te larte, kurseve profesionale, mund të punojnë si specialist të kualifikimit dhe zhvillimit të personelit. Individë të tillë mund të punësohen në Institute shkencore e akademike, administrate publike etj.
Profesionet në këtë grup
- Konsulent për kualifikimin e personelit
- Konsulent profesional i studentëve
- Nëpunës i trajnimit të personelit
- Specialist i zhvillimit të burimeve njerëzore

