2422Specialistë të politikave të administrimit
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Specialistët e politikave të administratës zhvillojnë dhe analizojnë politika që orientojnë projektimin, zbatimin dhe modifikimin e operacioneve dhe programeve qeveritare dhe komerciale.Ata garantojnë që aktivitetet operacionale të organizatës të jenë në përputhje me politikat e saj.
Detyrat kryesore
- Diskutojnë dhe konsultohen me administratorët e programit dhe palët e tjera të interesuara për të identifikuar nevojat e politikave;
- Rishikojnë politikat ekzistuese dhe legjislacionin për të identifikuar anomalitë dhe dispozitat e vjetruara;
- Studiojnë tendencat sociale ekonomike dhe industriale dhe pritshmëritë e klientit për programet dhe shërbimet e kërkuara;
- Formulojnë dhe analizojnë mundësitë e politikave duke përgatitur dokumente prezantues dhe rekomandime për ndryshimin e politikave si dhe duke këshilluar për zgjidhjet e tyre të preferuara;
- Marrin parasysh impaktet, implikimet financiare, ndërthurjet ose përplasjet me programe të tjera dhe fisibilitetin politik dhe administrativ te politikave;
- Kryejnë vlerësime risku dhe zhvillojnë përgjigjet;
- Rishikojnë operacionet dhe programet për të siguruar vazhdimësi më politikat e organizatës;
- Informohen në çdo kohë për ndryshimet ligjore në ekonomi dhe sektorët që ndikojnë në fushën ku ata punojnë;
- Shkëmbejnë informacion dhe informojnë departamentet e tjera për politikat e organizatës;
- Rritin profesionalizmin e tyre përmes trajnimeve të vazhdueshme.
Kërkesat
- Arsim i lartë, preferohet diplome ne fushën përkatëse;
- Eksperiencë pune;
- Aftësi analitike dhe komunikuese.
Informacion shtesë
Një individ mund të nisë punë si ndihmës specialist në administratë dhe me pas me eksperiencë pune të pozicionohet si specialist i politikave te administratës. Duke qene specialist i politikave të administratës ai me vone mund te punësohet dhe si drejtues në Administratë dhe mund të marrë pozicione të ndryshme të larta publike.
Profesionet në këtë grup
- Specialist për strukturat organizative
- Analist politikash
- Specialist të organizimit
- Këshilltar politik
- Koordinator projektesh
- Manaxher projektesh
- Specialist i koordinimit të politikave
- Specialist projektesh

