2423Specialistë personeli dhe të zhvillimit të karrierës

Grup njësi · 11 profesione

Përshkrimi

Specialistët e personelit dhe zhvillimit të karrierës ofrojnë shërbime profesionale të lidhura me politikat e personelit, rekrutimit në punë, analizës së vendeve të punës, këshillimit të karrierës dhe orientimit profesional. Ata përgatisin përshkrimet e profesioneve, specifikimet e punës, informacionin për punësimin apo pozicionin e punës dhe sugjerojnë ndryshimet në sistemet e klasifikimit të profesioneve.

Detyrat kryesore

  • Këshillojnë mbi politikat e rekrutimit të punonjësve, mbi vendet e punës, trajnimet profesionale, promovimet në punë, kompensimet dhe për marrëdhëniet punëdhënës-punëmarrës në fushat e politikës së personelit;
  • Kryejnë detyrat e specialistit të personelit, duke u marrë konkretisht me rekrutimet, përzgjedhjen, trajnimet, promocionin, kompensimet për personelin, lejet e tyre etj.;
  • Monitorojnë performancën e personelit dhe prezencën e tyre;
  • Kujdesen për shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e gjithë punonjësve;
  • Miratojnë përshkrimet e punës dhe bëjnë njoftimet-reklamë për punë të reja të organizatës;
  • Këshillojnë punonjësit mbi ligjet e punësimit, mbi politikat dhe rregullat e vendosura nga vetë organizata apo institucioni;
  • Këshillojnë manaxherët për lëvizjet e personelit në funksion të realizimit sa më të mirë të detyrave dhe përmbushjes së misionit të organizatës;
  • Sigurojnë që kandidatët të kenë të drejtën për të punuar në organizatë;
  • Negociojnë sipas rastit, kontratat, rrogat, kushtet e punës dhe pagesat e papunësisë, apo lejeve të pushimit mes personelit dhe përfaqësuesve të organizatës;
  • Studiojnë dhe analizojnë në të gjitha këndvështrimet pozicionet e punës që kryhen në një organizatë apo institucion publik a privat;
  • Kryejnë intervista me punëtorët, manaxherët dhe supervizorët dhe përshkruajnë e përcaktojnë me detaje pozicionin e punës si dhe detyrat nga gjithë informacioni që kanë grumbulluar;
  • Përgatisin informacionin për punësimin apo pozicionin e punës në sistemet e klasifikimit të profesioneve;
  • Studiojnë dhe këshillojnë individët mbi mundësitë e punësimit, zgjedhjet e karrierës dhe arsimimin apo trajnimin e mëtejshëm ;
  • Japin këshilla për orientimet profesionale;
  • Ndjekin dhe studiojnë hyrjen e profesioneve të reja, i përshkruajnë dhe sugjerojnë ndryshimet përkatëse në sistemet e klasifikimit të profesioneve;
  • Ndjekin me vëmendje ndryshimet ligjore, zhvillimet ekonomike, trendet e punësimit
  • Monitorojnë dhe mbikëqyrin punën e personelit;
  • Rritin aftësitë e veta profesionale në këtë sektor.

Kërkesat

  • Preferohet arsim i lartë;
  • Kurse dhe kualifikime profesionale;
  • Aftësi analitike.

Informacion shtesë

Një individ mund të nisë një punë si ndihmës/asistent në sektorët e personelit dhe zhvillimit të karrierës. Me arsim të lartë, kualifikime të ndryshme mund të marrë detyrën e specialistit të personelit dhe zhvillimit të karrierës. Një specialist i shërbimeve të personelit dhe zhvillimit të karrierës mund të punojë në institucione arsimore dhe kërkimore, institucione shtetërore por dhe organizata biznesi.

Profesionet në këtë grup

  • Intervistues punësimi
  • Këshillues karriere
  • Këshillues punësimi
  • Specialist i inspektoratit të punës
  • Specialist i marrëdhënieve të punës
  • Specialist personeli
  • Analist profesioni
  • Analist pune
  • Këshilltar i orientimit profesional
  • Ekspert i burimeve njerëzore
  • Specialist për standardet e performancës

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye