2341Mësues të shkollave 9-vjeçare
Grup njësi · 12 profesione
Përshkrimi
Mësuesi/ja i/e shkollave 9-vjeçare mëson, shpjegon, udhëzon një apo më shumë lëndë mësimore në nivelin arsimit të detyruar. Ai/Ajo përgatit mësimet dhe planin mësimor në përputhje me udhëzimet kurrikulare, duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies, si dhe administron testet dhe vlerësimet e performancës së nxënësve për të matur progresin, për të vlerësuar efektivitetin e mësimit.Ai/Ajo mund të punësohet në shkolla të arsimit të detyruar (9-vjeçar) publike apo private.
Detyrat kryesore
- Kryejnë përgatitjen e përditshme dhe planifikimin afatgjatë mësimor, në përputhje me udhëzimet kurrikulare;
- Udhëzojnë nxënësit në mënyrë individuale dhe në grupe, duke përdorur metoda dhe materiale të ndryshme mësimore (p.sh. kompjuter, libra, lojëra), duke iu përshtatur nevojave të ndryshme të fëmijëve;
- Ruajnë disiplinën duke vendosur dhe zbatuar rregulla dhe procedura për sjelljen dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë zhvillimit të mësimit;
- Përcaktojnë dhe përzgjedhin metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo subjektit;
- Përgatitin dhe shpjegojnë mësime në një ose më shumë subjekte apo lëndë mësimore;
- Caktojnë dhe kontrollojnë punën e nxënësve në klasë dhe detyrat e shtëpisë;
- Përgatitin materiale për aktivitetet mësimore;
- Përshtatin metodat e mësimdhënies dhe materialet mësimore për të përmbushur nevojat dhe interesat e ndryshme të nxënësve;
- Kryejnë përgatitjen, administrimin dhe vlerësimin e testeve dhe detyrave për të përcaktuar përparimin e nxënësve;
- Mbikëqyrin nxënësit gjatë orëve të mësimit dhe në aktivitete të tjera të shkollës, duke përfshirë sheshet e lojërave gjatë pushimeve;
- Vëzhgojnë dhe vlerësojnë punën dhe sjelljen e nxënësve për të përcaktuar progresin apo për të bërë sugjerime për përmirësim e tyre;
- Përgatitin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të aktivitetit mësimor;
- Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetet me fëmijët si: aktivitete sportive, koncerte dhe ekskursione;
- Marrin pjesë në mbledhjet e personelit, sesionet dhe këshillimet me mësuesit e tjerë në lidhje me çështjet arsimor;
- Përgatitin dhe sigurojnë pjesëmarrjen në mbledhjet me prindërit për të diskutuar përparimin dhe problemet e fëmijëve të tyre;
- Ofrojnë mësim individual apo udhëzime përmirësuese;
- Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
- Zbatojnë kodin e etikës;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në mësuesi apo mësimdhënie
- Të ketë kaluar provimin e shtetit në mësuesi
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i shkollave 9-vjeçare mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e arsimit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: mësues në subjekte apo lëndë të ndryshme sipas studimit të kryer si: biologji, fizikë, gjuhë, histori, matematikë etj.
Profesionet në këtë grup
- Mësues biologjie
- Mësues fizike
- Mësues gjeografie
- Mësues gjuhe
- Mësues gjuhe dhe letërsie
- Mësues historie
- Mësues kimie
- Mësues matematike
- Mësues muzike
- Mësues të edukimit fizik
- Mësues të gjuhëve të huaja
- Mësues të vizatimit

