2342Mësues të arsimit fillor

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Mësuesi/ja i/e arsimit fillor mëson, shpjegon, udhëzon një apo më shumë lëndë mësimore në nivelin arsimit fillor. Ai/Ajo përgatit mësimet dhe planin mësimor në përputhje me udhëzimet kurrikulare për mësimin e shkrimit, leximit dhe veprimeve të thjeshta matematikore, duke përzgjedhur metodat e duhura të mësimdhënies, si dhe administron testet dhe vlerësimet të nxënësve për të matur progresin e tyre. Ai/Ajo mund të punësohet në shkolla të arsimit fillor publike apo private.

Detyrat kryesore

  • Përgatitin planin tematik mësimor për nxënësit e arsimit fillor sipas programit të miratuar, në përputhje me udhëzimet kurrikulare;
  • Mësojnë nxënësit duke përdorur një plan sistematik të mësimeve, diskutime, prezantime audio-vizuale, lojëra, etj.;
  • Zhvillojnë aktivitete me nxënësit për të nxitur zhvillimin fizik, mendor dhe social dhe gatishmërinë e tyre në shkollë;
  • Caktojnë dhe kontrollojnë punën e nxënësve në klasë dhe detyrat e shtëpisë;
  • Përgatitin materiale për aktivitete mësimore;
  • Vlerësojnë përparimin e nxënësve dhe diskuton rezultatet me nxënësit, prindërit dhe zyrtarët e shkollës;
  • Identifikojnë nevojat individuale të fëmijëve në procesin e të nxënit;
  • Zbatojnë metodat e mësimdhënies në përputhje me përmbajtjen e lëndës apo subjektit;
  • Përgatitin dhe shpjegojnë mësimet e një ose më shumë subjekteve apo lëndëve mësimore;
  • Përgatitin dhe zbatojnë programe përmirësuese për nxënësit që kërkojnë ndihmë shtesë;
  • Ruajnë disiplinën, duke vendosur dhe zbatuar rregulla dhe procedura për sjelljen dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë zhvillimit të mësimit;
  • Kryejnë përgatitjen, administrimin dhe vlerësimin e testeve dhe detyrave për të përcaktuar përparimin e nxënësve;
  • Mbikëqyrin nxënësit gjatë orëve të mësimit dhe në aktivitete të tjera të shkollës, duke përfshirë shesh lojërash, gjatë pushimeve;
  • Përgatitin raporte dhe mbajnë shënime të tilla si: notat e nxënësve, ndjekjen e studimit dhe detaje të aktivitetit mësimor;
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetet me fëmijët si: aktivitete sportive, koncerte dhe ekskursione;
  • Marrin pjesë në mbledhjet e personelit, konferenca arsimore dhe seminareve të trajnimit të mësuesve;
  • Kryejnë plotësimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
  • Zbatojnë kodin e etikës;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në mësuesi apo mësimdhënie
  • Të ketë kaluar provimin e shtetit në mësuesi sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i arsimit fillor mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e arsimit.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:Mësues të arsimit fillor, mësues të gjuhëve të huaja të arsimit fillor.

Profesionet në këtë grup

  • Mësues të arsimit fillor
  • Mësues të gjuhëve të huaja të arsimit fillor

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye