2343Mësues të arsimit parashkollor

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Mësuesi/ja i/e arsimit parashkollor nxit zhvillimin e aftësive motorike, aftësive bashkëpunuese dhe sociale, fizik dhe intelektual të fëmijëve nën moshën e shkollës fillore, përmes ofrimit të aktiviteteve edukative dhe lojërave, tregimit të historive, luajtjes së roleve, këngëve, vjershave dhe bisedave dhe diskutimeve informale. Ai/Ajo mund të punësohet në çerdhe dhe kopshte publike apo private apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë dhe organizojnë aktivitete individuale dhe në grupe për të lehtësuar zhvillimin, aftësitë motorike, aftësitë bashkëpunuese dhe sociale, besimit dhe të kuptuarin e fëmijëve;
  • Nxitin zhvillimin e gjuhës me anë të tregimit, thënies së historive, luajtjes së roleve, këngëve, vjershave dhe bisedave dhe diskutimeve informale;
  • U ofrojnë mundësi fëmijëve për shprehje krijuese përmes aktiviteteve të artit, muzikës dhe aktiviteteve fizike;
  • Vëzhgojnë fëmijët për të vlerësuar progresin dhe për të zbuluar shenjat e zhvillimit, emocionale ose probleme të shëndetin;
  • Vëzhgojnë dhe vlerësojnë shëndetin, mirëqenien dhe sigurinë, nevojat ushqyese të fëmijëve;
  • Identifikojnë faktorët që mund të pengojnë progresin e fëmijëve;
  • Mbikëqyrin aktivitetet e fëmijëve për të garantuar sigurinë dhe zgjidhjen e konflikteve;
  • Orientojnë dhe asistojnë fëmijët në zhvillimin e duhur të procesit të ngrënit, tualetit apo aktivitete të tjera;
  • Diskutojnë me prindërit dhe anëtarë të tjerë të personelit rreth progresit apo problemeve e identifikuara te fëmijët dhe referimet në shërbimet e duhura apo veprimet të tjera;
  • Krijojnë dhe ruajnë marrëdhëniet bashkëpunuese me ofruesit e tjerë të shërbimeve që punojnë me fëmijë;
  • Përgatitin planin tematik elementare mësimor për nxënësit sipas plan programit të miratuar;
  • Përgatitin raporte dhe mbajnë shënime mbi ecurinë e fëmijëve, progresin apo problemet e hasura;
  • Marrin pjesë në mbledhjet e personelit, konferenca arsimore dhe seminareve të trajnimit të mësuesve dhe në takime me prindërit;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Specialistët në këtë fushë duhet të kenë një diplomë universitare në mësuesi parashkollor apo mësimdhënie
  • Të plotësojë kërkesa të tjera për ushtrim profesioni, sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara dhe trajnimit nëpërmjet punës, një mësues i arsimit parashkollor mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e arsimit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si:Edukatorë në çerdhe, edukatorë në kopshte etj.

Profesionet në këtë grup

  • Edukatorë në çerdhe
  • Edukatorë në kopshte
  • Mësues në arsimin parashkollor

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye