213Specialistë të shkencave të jetës

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Specialistët e shkencave të jetës kryejnë studime e kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive, instrumenteve dhe metodave operative që lidhen me biologjinë, botanikën, me zoologjinë, me fushën e bujqësisë, pyjeve e peshkimit dhe mbrojtjen e mjedisit. Ata këshillojnë ose zbatojnë njohuritë e fituara nga kërkimet e bëra, në jetën e njeriut, kafshëve dhe bimëve dhe në ndërveprimin e tyre me njëri-tjetrin dhe me mjedisin për të zhvilluar njohuri të reja, për të përmirësuar prodhimin bujqësor dhe pyjor dhe për të zgjidhur probleme shëndetësore dhe mjedisore, si dhe përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore. Ata mund të punësohen në universitete, institucione shtetërore, në kompani konsulente, institucione të tjera që aplikojnë shërbime të shkencave të jetës apo të vetë-punësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë studime e kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive, instrumenteve dhe metodave që lidhen me biologjinë, botanikën, me zoologjinë, me fushën e bujqësisë, pyjeve e peshkimit dhe mbrojtjen e mjedisit (shkencat e jetës);
  • Aplikojnë njohuritë e fituara nga kërkimet e bëra, në jetën e njeriut, të kafshëve, të bimëve, në mjedis etj.;
  • Kryejnë studime mbi ndërveprimet e njerëzve, kafshëve dhe bimëve me njëri-tjetrin dhe me mjedisin për të zhvilluar njohuri të reja, për të përmirësuar prodhimin bujqësor, pyjor dhe për të zgjidhur probleme shëndetësore të njerëzve dhe problemet e mjedisit;
  • Kryejnë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe mostrave në lidhje me prodhimin, ushqimin, tokën, bimësinë, kafshët, cilësinë e ujit dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në fermë, pyje dhe peshkim;
  • Ofrojnë këshilla mbi teknikat për përmirësimin e kulturave bujqësore, kullotave, blegtorisë, peshkimit apo kultivimit të tij dhe opsione alternative prodhimi;
  • Ofrojnëkëshilla mbi sëmundjet e bagëtive dhe të bimëve, kullotave, kontrollimin e insekteve dhe barërave të këqija, përmirësimin e tokës, kujdesin ndaj bagëtive dhe programeve të ushqimit të tyre;
  • Ofrojnë këshilla dhe mbështetje për qeveritë, organizatat dhe bizneset për zhvillim të qëndrueshëm ekologjik të burimeve natyrore;
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurisë në punëdhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Të ketë aftësi analitike she sintetizuese

Informacion shtesë

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye