2132Zoologë

Grup njësi · 13 profesione

Përshkrimi

Zoologu/ja merret me studimin e një shumëllojshmërie të gjerë të kafshëve dhe mjediset që ndikojnë në zhvillimin dhe mirërritjen e tyre, në habitatin e tyre natyral ose në kushte aktiviteti, si kopshte zoologjike ose akuariume. Ai/Ajo studion origjinën dhe zhvillimin e specieve, që nga organizmat njëqelizor deri te kafshët shtëpiake, bagëti ose kafshë të egra, studion sjelljet, zakonet dhe ndërveprimet e tyre, mënyrën e ushqimit, gjithashtu kryen kërkime mbi zhvillimin dhe llojet e sëmundjeve të tyre. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të ndryshme për ruajtjen, manaxhimin e rehabilitimin e jetës së kafshëve shtëpiake, bagëtive ose kafshëve të egra, në institucione të kërkimit shkencore dhe mësimdhënies apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë identifikimin, klasifikimin, regjistrimin dhe monitorimin e kafshëve, si dhe tëkarakteristikave, sjelljes dhe habitateve të llojeve të ndryshme të tyre;
  • Ndërmarrin kërkime në laboratorë dhe në terren për të rritur njohuritë shkencore mbi kafshët;
  • Interpretojnë informacionet duke përdorur procedura komplekse si: analizë molekulare dhe qelizore e kompjuterizuar, fertilizimin vitro, etj.;
  • Kryejnë zhvillimin dhe testimin e barnave të reja;
  • Studiojnë mostrat e mbledhura për të përcaktuar origjinën, zhvillimin, formën e tyre kimike dhe fizike, strukturën, përbërjen dhe proceset jetësore dhe riprodhuese;
  • Kryejnë hartimin dhe kryerjen e eksperimenteve dhe testeve për kafshë të ndryshme për të zgjidhur problemet praktike që lidhen me to;
  • Ekzaminojnë kafshët duke përdorur një shumëllojshmëri pajisjesh, instrumentesh, teknologjish dhe teknikash të specializuara;
  • Hartojnë dhe kryejnë projekte kërkimore dhe analizim të dhënash;
  • Sigurojnë mirëqenien dhe mirërritjen e kafshëve në ambiente të mbyllura apo në parqe zoologjike;
  • Kryejnë edukimin e publikut për mirëqenien dhe mirërritjen e kafshëve; ,
  • Monitorojnë shëndetin e faunës dhe harton plane për rigjenerimin e saj;
  • Hartojnë metoda për vlerësimin e ndryshimeve, si dhe ndikimeve të faktorëve natyrorë ose njerëzorë në mjedis;
  • Kryejnë kontrolle për sëmundje dhe parazitë për kafshët dhe harton metoda për parandalimin ose shërimin e tyre;
  • Shkruajnë artikuj shkencore dhe raporte të detajuara të kërkimeve të bëra dhe çdo zbulim të ri, për ti vënë në dispozicion për komunitetin shkencor në revista shkencore ose në konferenca për shqyrtim dhe debat të mëtejshëm;
  • Bashkëpunojnë me punonjësit e kopshtit zoologjik, veterinerët, biologët detarë, biologëve të tjerë apo studiuesve të kafshë të egra për të menaxhuar, siç duhet, popullatat e kafshëve që jetojnë në vende të mbyllura dhe në ambiente të hapura;
  • Kryejnë kërkime të pavarura dhe publikojë punën;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër;
  • Zbatojnë rregullat e sigurisë së shëndetit në punë dhe tëmbrojtjes së shëndetit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialist. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm, studimeve të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një zoolog , mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në institucionet e shërbimeve zoologjike apo shërbime të ngjashme. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e zoologut.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në një degë të fushës që ka të bëjë me një grup të lidhur me llojet e ndryshme të kafshëve, të tilla si doktrinë për gjitarë (gjitarët), herpetology (reptilësh), Iktiologjia (peshk) ose ornitologji (zogj).

Profesionet në këtë grup

  • Taksonomist zoologji
  • Zoolog
  • Zoolog embriologji
  • Zoolog entomologji
  • Zoolog fiziologji
  • Zoolog histologji
  • Zoolog iktiologji
  • Zoolog mamologji
  • Zoolog ornitologji
  • Zoolog parazitologji
  • Zoolog pisikulture
  • Zoolog taksonomi
  • Zooteknik

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye