2131Biologë, botanistë dhe profesione të ngjashme
Grup njësi · 60 profesione
Përshkrimi
Biologu/ja, botanisti/ja dhe profesionist i ngjashëm kryen kërkime të thelluara për të zgjeruar njohuritë mbi organizmat e gjallë, për të menaxhuar burimet natyrore dhe për të zhvilluar praktika dhe produkte të reja që lidhen me shëndetin, mjekësinë, bujqësinë e aplikuar, me mjedisin dhe ndërveprimet e tyre me njëri-tjetrin. Ai/Ajo kryen studime molekulare, biokimike, gjenetike, si dhe eksperimente e teknologji të manipulimit të gjeneve të ADN-së për të zhvilluar metoda ose alternative të reja të prodhimit e riprodhimit të gjallesave apo produkteve, aplikon njohuri shkencore të fushës për të zgjidhur problemet e shëndetit të njeriut dhe të mjedisit, si dhe shkruan artikuj shkencore dhe raporte të detajuara të kërkimeve të bëra dhe çdo zbulim të ri duke i vënë në dispozicion të komunitetit shkencor. Ai/Ajo mund të punësohet në laboratorë të ndryshëm dhe institucione të botanikës, ekologjisë, biologjisë gjenetikës, imunologjisë, farmakologjisë, toksikologjisë, fiziologjisë, bakteriologjisë, në institucione të shëndetit, institucione arsimore apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë dhe kryejnë studime të mjedisit, të popullatës, të shpërndarjes, tëstrukturës dhe karakteristikave funksionale të bimëve dhe kafshëve;
- Kryejnë identifikimin, klasifikimin, regjistrimin dhe monitorimin e organizmave të gjalla;
- Ndërmarrin kërkime në laboratorë dhe në terren për të zgjeruar dhe thelluar njohuritë shkencore mbi organizmat e gjalla;
- Zbulojnë informacione të reja për të zgjidhjen e problemeve të fushave të tilla si: të mjedisit, bujqësisë, shëndetësisë etj.;
- Testojnë hipotezat të fushës së mjedisit, bujqësisë, shëndetësisë;
- Zhvillojnë produkte, procese dhe teknika të reja për përdorim farmaceutik, bujqësor dhe mjedisor;
- Mbledhin mostra dhe të dhëna mbi qeniet njerëzore, kafshët, insekte, bimësinë dhe mjedisin;
- Studiojnë mostrat e mbledhura për të përcaktuar origjinën, zhvillimin, formën e tyre kimike dhe fizike, strukturën, përbërjen, proceset jetësore dhe riprodhuese;
- Ekzaminojnë organizmat e gjalla duke përdorur një shumëllojshmëri pajisjesh, instrumentesh, teknologjish dhe teknikash të specializuara të tilla si: mikroskopë elektronikë, telemetri, bioteknologji, imazhe satelitore, inxhinieri gjenetike, analizë të imazherisë dixhitale, reaksionet zinxhir të polimerazës etj.;
- Kryejnë kërkime mbi strukturën, funksionin, ekologjinë, bioteknologjinë dhe gjenetikën e mikroorganizmave, duke përfshirë bakteret, kërpudhave, protozoa, algat etj.
- Kryejnë kërkime në strukturën dhe funksionimin e organizmit të njeriut, të kafshëve dhe bimëve, indeve dhe qelizave të tyre;
- Kryejnë studimeve klinike ose laboratorike për të provuar e vlerësuar efektet e mjekimeve farmaceutike dhe të metodave të tjera të përdorura në aplikimet biomjekësore;
- Kryejnë studime molekulare, biokimike, gjenetike, si dhe eksperimente e teknologji të manipulimit të gjeneve të ADN-së për të zhvilluar metoda ose alternative të reja të prodhimit e riprodhimit të gjallesave apo produkteve;
- Shkruajnë artikuj shkencore dhe raporte, për t’i vënë në dispozicion për komunitetin shkencor në revista shkencore ose në konferenca për shqyrtim dhe për debat të mëtejshëm;
- Monitorojnë shëndetin e faunës dhe florës dhe hartojnë plane për rigjenerimin e tyre;
- Kryejnë vlerësime mbi ndryshimet e ndikimin të faktorëve natyrorë ose njerëzorë në mjedis;
- Kryejnë kontrolle për sëmundje dhe parazitë për bimët ose për kafshët dhe hartojnë metoda për parandalimin ose shërimin e tyre;
- Ofrojnë këshilla për institucione shtetërore, organizata dhe institucione të tjera në fusha të tilla si: konservimi, manaxhimi i burimeve natyrore, efektet e ndryshimeve klimatike dhe ndotjes;
- Mbikëqyrin teknologë biologjike, teknikë dhe shkencëtarë të tjerë;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurisë së shëndetit në punëdhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit të fushës. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një biolog, botanist dhe profesionist i ngjashëm mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në institucionet e shërbimeve biologjike apo botanike.
Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik sipas rastit licenca profesionale e ushtrimit të profesionit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si; bakteriolog, në bujqësi, në industri, në farmaceutikë, në mjekësi, në veterinari, për produktet e qumështit, për produktet ushqimore, biolog, botanist, embriologjist, entomolog, fitopatolog, fiziolog zoologji, fiziolog botanike, gjenetist, mikrobiolog, parazitolog, taksonomist, botanikeiktiolog.
Profesionet në këtë grup
- Anatomist
- Bakteriolog
- Bakteriolog bujqësor
- Bakteriolog ë pedologji
- Bakteriolog industrial
- Bakteriolog në farmaceutikë
- Bakteriolog në mjekësi
- Bakteriolog në veterinari
- Bakteriolog për peshqit
- Bakteriolog për produktet e qumështit
- Bakteriolog për produktet ushqimore
- Biofizikat
- Biokimist
- Biolog
- Biolog molekular
- Biolog në biologjinë molekulare
- Biolog për faunën e ujërave të ëmbla
- Biolog për faunën/marinë
- Bioteknolog
- Botanist
- Botanist gjenetikë
- Botanist histologji
- Botanist mykologji
- Botanist pedologji
- Botanist taksonomi
- Citolog (studiues qelize)
- Citolog citologji bimore
- Citolog citologji shtazore
- Embriologjist
- Endokrinolog
- Entomolog
- Epidemiolog
- Farmakolog
- Fitopatolog
- Fiziolog
- Fiziolog botanike
- Fiziolog në endokrinologji
- Fiziolog në epidemiologji
- Fiziolog në fiziologjinë bimore
- Fiziolog në fiziologjinë shtazore
- Fiziolog në neurologji
- Fiziolog zoologji
- Gjenetist
- Gjenetist botanike
- Gjenetist zoologji
- Hidrobiolog
- Hidrobiolog
- Histolog
- Histolog botanike
- Histolog zoologji
- Iktiolog
- Inxhinier biomedikal
- Mamolog
- Mikrobiolog
- Mykolog
- Nekropsist veteriner
- Ornitolog
- Parazitolog
- Specialist i cilësisë dhe sigurisë ushqimore
- Taksonomist botanike

