2133Agronomë dhe këshillues për ferma, pyje dhe peshkim
Grup njësi · 20 profesione
Përshkrimi
Agronomi/ja, këshilltari/ja në bujqësi, pyje dhe peshkim studion dhe jep ndihmë dhe këshilla në manaxhimin e fermave, pylltarisë dhe peshkimit duke përfshirë kultivimin, fekondimin, korrjen, erozionin dhe përbërjen e tokës, parandalimin e sëmundjeve, të ushqyerit, rotacionin e kulturave bujqësore dhe marketingun. Ai/Ajo zhvillon teknika për rritjen e produktivitetit, si dhe studion e zhvillon plane dhe politika për manaxhimin e tokës dhe peshkimit. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione dhe ferma që ofrojnë shërbime të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit apo të vetëpunësohet në këto fusha.
Detyrat kryesore
- Kryejnë mbledhjen dhe analizimin e të dhënave dhe mostrave në lidhje me prodhimin, ushqimin, tokën, cilësinë e ujit dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në fermë, pyje dhe peshkim;
- Ofrojnë këshilla mbi teknikat për përmirësimin e kulturave bujqësore, kullotave, e blegtorinë, peshkimin apo kultivimit të tij dhe opsione alternative prodhimi;
- Ofrojnëkëshillime mbi ujitjen apo kullimin e tokave;
- Japin këshilla mbi sëmundjet e bagëtive dhe të bimëve, kullotave, kontrollimin e insekteve dhe barërave të këqija, përmirësimin e tokës, kujdesin ndaj bagëtive dhe programeve të ushqimit të tyre;
- Studiojnë faktorët mjedisorë që ndikojnë në prodhimin e bimëve komerciale, rritjen e kullotave, rritjen e blegtorisë, rezervateve të peshqve, si dhe rritjen e shëndetin e drurëve të pyllit;
- Studiojnë efektet e teknikave të kultivimit të tokave, luftimit të insekteve të dëmshme, sëmundjeve, praktikave të peshkimit dhe prodhimit të tij, të mbarështimit të kafshëve, kullotave, bimëve e pyjeve, në rendimentin e tyre;
- Studiojnë migrimin, rritjen, të ushqyerit dhe shumimin e peshqve;
- Hartojnë metodave te mbledhjes, fekondimit, inkubimit dhe çeljes së vezëve te peshqve;
- Kryejnë kërkime mbi karakteristikat, mundësitë e përdorimit dhe produktivitetin e tokave;
- Zbatojnë gjetjet e kërkimeve të praktikave për përmirësime bujqësore, hortikulturore dhe pyjore;
- Zhvillojnë procedura dhe teknika për zgjidhjen e problemeve bujqësore dhe për përmirësimin e efikasitetit të prodhimit;
- Administrojnë burimet pyjore dhe të peshkimit për të maksimizuar përfitimet afat-gjata komerciale, rekreative dhe mjedisore;
- Kryejnë studime për shumimin dhe kultivimin e pemëve të pyllit, mbi metodat për përmirësimin dhe rritjen e inventarit/të gjendjes të bimëve pyjore dhe mbi efektet e rrallimit të prodhimeve pyjore;
- Kryejnë studime për të përmirësuar rritjen e kullotave të bagëtive;
- Kryejnë hetime, planifikime dhe zbatim të procedurave të manaxhimit për të përballuar efektet e zjarreve, përmbytjeve, thatësirës, erozionit të tokës, insekteve dhe sëmundjeve;
- Ofrojnë seanca këshilluese dhe leksione informative për komunitetet dhe grupet e tjera të fermave të bujqësisë, blegtorisë, pylltarisë dhe peshkimit;
- Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurisë në punë dhe mbrojtjes së shëndetit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare;
- Të ketë aftësi analizuese dhe sintetizuese.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit të fushës, Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një këshilltar në bujqësi, pyje dhe peshkim mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit.
Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: agro-ekologjist, agronom, agronom në florikulturë, agronom në frutikulturë, këshilltar i rezervateve te peshkut, shkencëtar pylltarie, këshilltar pylltarie, shkencëtar i tokës.
Profesionet në këtë grup
- Agro-ekologjist
- Agronom
- Agronom në florikulturë
- Agronom në frutikulturë
- Agronom në konservimin e faunës
- Agronom në hortikulturë
- Agronom pedolog
- Agronom për kulturat potazhere (zarzavate)
- Agronom silvikulturë (pyjesh)
- Inxhinier agronom
- Inxhinier bujqësor
- Inxhinier lulesh
- Inxhinier pyjesh
- Këshilltar i rezervateve të peshkut
- Shkencëtar pylltarie
- Këshilltar pylltarie
- Shkencëtar i tokës
- Inxhinier agrar në akuakulturë
- Vlerësues pasurie i shkallës së parë për tokë bujqësore dhe pyjore
- Vlerësues pasurie i shkallës së dytë për tokë bujqësore dhe pyjore

