2134Specialistë të mbrojtjes së mjedisit
Grup njësi · 11 profesione
Përshkrimi
Specialisti/ja e mbrojtjes së mjedisit studion dhe vlerëson ndikimet në mjedis të veprimtarisë njerëzore, si ndotja e ajrit dhe ujit, ndotja akustike, ndotja e tokës, ndryshimet klimatike, mbetjet toksike dhe shterimi dhe degradimi i burimeve natyrore. Ai/Ajo zhvillon plane dhe zgjidhje për të mbrojtur, ruajtur, rivendosur, minimizuar dhe parandaluar dëmtimin e mëtejshëm të mjedisit, si dhe vlerëson pajtueshmërinë e zbatimit të rregulloreve dhe udhëzimeve mjedisore të ndryshme nga organizatat, duke identifikuar shkeljet e tyre dhe përcaktuar masat e duhura korrigjuese për shkeljet e identifikuara. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione që ofrojnë shërbime të mbrojtjes së mjedisit, institucione arsimore, në laboratorë të ndryshëm apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë kërkime dhe testime për të identifikuar burimet e problemeve të mjedisit;
- Kryejnë analiza në fushë dhe në laborator për të identifikuar burimet e problemeve të mjedisit
- Rekomandojnë mënyra për të parandaluar, kontrolluar dhe rregulluar ndikimin e problemeve mjedisore;
- Vlerësojnë ndikimin që aktivitete, projekte dhe zhvillime të ndryshme potenciale ose të propozuara, mund të kenë në mjedis;
- Rekomandojnë nëse aktivitetet, projektet dhe zhvillimet e ndryshme duhet të vazhdojnë ose të ndërpriten, në varësi të efektit që kanë mbi mjedisin;
- Zhvillojnë sisteme të manaxhimit të mjedisit për të mundësuar identifikimin, monitorimin dhe kontrollin e ndikimit të aktiviteteve, produkteve dhe shërbimeve të organizatave në mjedis;
- Koordinojnë zbatimin e sistemeve të manaxhimit të mjedisit;
- Kryejnë auditime për të vlerësuar ndikimin të aktiviteteve, proceseve, mbetjeve, zhurmave dhe substancave ekzistuese në mjedis;
- Vlerësojnë pajtueshmërinë e zbatimit të rregulloreve dhe udhëzimeve mjedisore të ndryshme nga organizatat duke identifikuar dhe shkeljet e tyre;
- Përcaktojnë masat e duhura korrigjuese për shkeljet e identifikuara;
- Kontrollojnë lejet, licencat, aplikimet dhe të dhëna të tjera, për të siguruar pajtueshmërinë me nevojat e licencimit;
- Verifikojnë që kimikatet e dëmshme trajtohen, ruhen dhe shpërbëhen në përputhshmëri me rregulloret;
- Ofrojnëkëshilla teknike dhe mbështetin organizatat për trajtimin e problemeve mjedisore në mënyrë që të reduktohet dëmtimi i mjedisit dhe te minimizohen humbjet financiare;
- Zhvillojnë plane për ruajtjen e mjedisit;
- Përgatitin artikuj dhe raporte shkencorë;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurisë së shëndetit në punëdhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare
- Të ketë aftësi analizuese dhe diagnostikuese
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin meteorologut. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një specialist i mbrojtjes së mjedisit mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e mbrojtjes së mjedisit.
Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: ekologjist, ekologjist botanik, ekologjist për mbrojtjen e mjedisit për depozitat e naftës dhe gazit, ekologjist zoologji, këshilltar mjedisi, audit mjedisi, shkencëtar mjedisi.
Profesionet në këtë grup
- Ekologjist
- Ekologjist botanik
- Ekologjist për mbrojtjen e mjedisit për depozitat e naftës dhe gazit
- Ekologjist zoologji
- Inxhinier Agromjedisi
- Manaxher Mjedisi
- Këshilltar mjedisi
- Audit mjedisi
- Shkencëtar mjedisi
- Shkencëtar kërkimor mjedisi
- Analist të cilësisë së ujit

