211Fizikanë dhe profesione të shkencave të tokës

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Fizikanët dhe profesionistëtë shkencave të tokëskryejnë studime e kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive, instrumenteve, softuerëve dhe metodave operative që lidhen me fizikën dhe astronominë, meteorologjinë, kiminë, gjeologjinë dhe gjeofizikën. Ata këshillojnë ose zbatojnë këto njohuri në fusha të tilla si: industri, bujqësi, prodhimi, mjekësi, navigacion, eksplorim të hapësirës, kërkim dhe shfrytëzim të vendburimeve të naftës, gazit, ujit dhe minierave, telekomunikacioni, inxhinieri civile dhe shërbime të tjera, si dhe përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore.

Ata mund të punësohen në universitete, institucione shtetërore, shoqata profesionale, në kompani konsulente inxhinierike, institucione të tjera që aplikojnë shërbime fizikës dhe astronomisë, meteorologjisë, kimisë, gjeologjisë dhe gjeofizikës apo të vetë-punësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë studime e kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive, instrumenteve, softuerëve dhe metodave operative që lidhen me fizikën dhe astronominë, meteorologjinë, kiminë, gjeologjinë dhe gjeofizikën;
  • Kryejnë eksperimente, teste dhe analiza mbi strukturën dhe vetitë e materies në fusha të tilla si, mekanikë, termodinamikë, elektronika, komunikim, prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike, aerodinamikë, optikë, lazer, observim në distancë (satelitë), mjekësi, tinguj/ultra-tinguj, magnetizëm, fizikë nukleare, meteorologji, kimi, gjeologji dhe gjeofizikë;
  • Vlerësojnë rezultatet e kërkimeve dhe eksperimenteve për të arritur në përfundime, kryesisht duke përdorur teknika dhe modele matematikore;
  • Përdorin parime, teknika dhe procese të ndryshme për të zhvilluar apo përmirësuar aplikimet industriale, mjekësore, ushtarake dhe aplikime të tjera praktike që kanë lidhje me fizikën, astronominë, meteorologjinë, kiminë, gjeologjinë dhe gjeofizikën;
  • Këshillojnë ose zbatojnë njohuritë shkencore në fusha të tilla si prodhimi, bujqësia, mjekësia, navigacioni, eksplorimi i hapësirës, kërkim dhe shfrytëzim të vendburimeve të naftës, gazit, ujit dhe mineraleve, telekomunikacioni, inxhinieria civile dhe shërbime të tjera;
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë dhe materiale të tjera statistikore;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome universitare.
  • Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh për punësim dhe zhvillim karriere në këto profesione.
  • Të ketë aftësi analitike dhe sintetizuese.

Informacion shtesë

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye