2111Fizikanë dhe astronomë

Grup njësi · 17 profesione

Përshkrimi

Fizikani/ja dhe astronomi/ja kryen kërkime për përmirësimin ose zhvillimin e koncepteve, teorive dhe metodave operative në lidhje me lëndën, hapësirën, kohën, energjinë, forcat, fushat dhe marrëdhëniet ndërmjet këtyre fenomeneve fizike. Ai/ajo përdor parime, teknika dhe procese të ndryshme për të zhvilluar apo përmirësuar aplikimet e tyre në fusha industriale, mjekësore, ushtarake dhe aplikime të tjera praktike që kanë të bëjnë me fizikën apo astronominë, si dhe kryen eksperimente, teste dhe analiza dhe vlerëson rezultatet e kërkimeve dhe eksperimenteve për të arritur në përfundime, kryesisht duke përdorur teknika dhe modele matematikorë. Ai/Ajo mund të punësohet në universitete, institucione që ofrojnë shërbime të fizikës dhe astronomisë, në fushën e mjekësisë, të industrisë, të studimit të hapësirës apo fusha të tjera.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive, instrumenteve, softuerëve dhe metodave operative që lidhen me fizikën dhe astronominë;
  • Kryejnë eksperimente, teste dhe analiza mbi strukturën dhe vetitë e materies në fusha të tilla si: mekanikë, termodinamikë, elektronikë, prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike, aerodinamikë, optikë, lazer, observim në distancë (satelitë), mjekësi, tinguj/ultra-tinguj, magnetizëm, fizikë nukleare, etj.;
  • Vlerësojnë rezultatet e kërkimeve dhe eksperimenteve për të arritur në përfundime, kryesisht duke përdorur teknika dhe modele matematikore;
  • Përdorin parime, teknika dhe procese të ndryshme të fizikës apo astronomisë për të zhvilluar apo përmirësuar aplikimet e tyre në fusha industriale, mjekësore, ushtarake dhe aplikime të tjera praktike;
  • Sigurojnë ofrimin e sigurtë dhe efektiv të rrezatimit (jonizues dhe jo-jonizues) tek pacientët për të arritur rezultate diagnostikuese ose terapeutike siç përshkruhet nga mjeku;
  • Kryejnë testime, autorizime dhe vlerësime të pajisjeve të përdorura në fusha të tilla si imazheri, trajtim mjekësor dhe doziometri;
  • Konsultohen me mjekë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të optimizuar balancimin mes efekteve të dobishme dhe të dëmshme të rrezatimit;
  • Shqyrtojnë, analizojnë dhe interpretojnë fenomenet atmosferike, hapësinore;
  • Zhvillojnë metoda, modele numerike dhe teknika për të zgjeruar njohuritë në fusha të tilla si lundrim, komunikim satelitor, eksplorim i hapësirës, trupa qiellorë dhe rrezatim kozmik;
  • Zhvillojnë, zbatojnë dhe ruajnë standardet dhe protokollet për matjen e fenomeneve fizike dhe për përdorimin e teknologjisë bërthamore në fusha industriale dhe mjekësore;
  • Përgatitin artikuj, dokumente, raporte shkencore apo statistikore;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit në punë dhe tëmbrojtjes së shëndetit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare;
  • Të ketë aftësi analitike dhe sintetizuese.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin fizikanit apo astrologut. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një fizikanit apo astrologut mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e fizikës apo astrologjisë.

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Astrofizikan, fizikan, fizikan specialist në fizikën molekulare, në fushën e astronomisë, në fushën e elektricitetit dhe magnetizimit, në hidro-dinamikë, astronom, fizikan mjekësor, fizikan bërthamor.

Profesionet në këtë grup

  • Astrofizikan
  • Fizikan
  • Fizikan specialist në akustikë
  • Fizikan specialist në balistikë
  • Fizikan specialist në fizikën molekulare
  • Fizikan specialist në fizikën nukleare
  • Fizikan specialist në fizikën teorike
  • Fizikan specialist në fushën e astronomisë
  • Fizikan specialist në fushën e elektricitetit dhe magnetizimit.
  • Fizikan specialist në hidro-dinamikë
  • Fizikan specialist për trupa të ngurtë
  • Fizikan termik
  • Fizikan termodinamik
  • Astronom
  • Fizikan mjekësor
  • Fizikan bërthamor
  • Vlerësues pasurie i shkallës së parë për ndërtesa dhe tokë truall

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye