2113Kimistë
Grup njësi · 28 profesione
Përshkrimi
Kimisti/ja bën kërkime, hulumtime dhe analiza në mbështetje të operacioneve të prodhimit industrial, proceseve të zhvillimit, kontrollit të cilësisë, kontrollit mjedisor, diagnostikimit dhe trajtimit mjekësor, bioteknologjisë, aplikimin e qasjeve të reja teorike, në lidhje me kiminë, për të zhvilluar produkte të reja. Ai/Ajo kryen eksperimente, teste dhe analiza për të hetuar mbi përbërjen kimike, energjinë dhe ndryshimet kimike në substanca, materiale apo produkte të ndryshme natyrale ose sintetike,për mbledhjen dhe analizimin e mostrave dhe të dhënave për të identifikuar dhe llogaritur sasinë e toksikantëve në mjedis, duke bashkëpunuar me inxhinierë kimie, biologë, mikrobiologë, agronomë, gjeologë ose profesionistë të tjerë.
Ai/Ajo mund të punësohet në institucione apo në laboratorë kërkimore, të zhvillimit dhe kontrollit të cilësisë, në laboratorë kimikë, petrokimikë dhe të industrisë farmaceutike e minerale, në institucione të shërbimeve shëndetësore, arsimore që ofrojnë shërbime të fushën kimisë apo të vetë-punësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë kërkime për përmirësimin ose zhvillimin e koncepteve, mjeteve, teorive dhe metodave operative që lidhen me kiminë;
- Kryejnë eksperimente, teste dhe analiza për të hetuar mbi përbërjen kimike, energjinë dhe ndryshimet kimike në substanca, materiale apo produkte të ndryshme natyrale ose sintetike;
- Zhvillojnë procedura për kontrollin e mjedisit, kontrollin e cilësisë dhe procedura të tjera të ndryshme për prodhuesit ose përdoruesit;
- Kryejnë programe për mbledhjen dhe analizimin e mostrave dhe të dhënave për të identifikuar dhe llogaritur sasinë e toksikantëve të mjedisit;
- Marrin pjesë në projekte ndërdisiplinore për kërkim dhe zhvillim duke punuar me inxhinierë kimie, biologë, mikrobiologë, agronomë, gjeologë ose profesionistë të tjerë;
- Kryejnë kërkime mbi aspekte kimike të mekanizmave, të veprimit të medikamenteve në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve, mbi funksionin e organeve dhe vlerësimin e shëndetit;
- Përdorin mikro-organizma në përbërje të substancave për të konvertuar ato në substanca të reja;
- Përcaktojnë mënyra dhe procedura për të kryer forcime, përqendrime, kombinime ose për të zhvilluar materiale të reja.
- Riprodhojnë dhe sintetizojnë substancat, lëndët natyrale;
- Vlerësojnë procedurat e sigurisë së laboratorit për të siguruar dhe kryejnë përmirësimet e nevojshme pajtueshmërinë me standardet;
- Kryejnë testime dhe analizojnë rezultatet e testimeve për të përcaktuar eficiencën ose për të diagnostikuar keqfunksionimin e proceseve ose pajisjeve;
- Kryejnë teste të kontrollit të cilësisë;
- Mirëmbajnë instrumentet laboratorike;
- Përgatitin artikuj, raporte shkencore apo materiale të tjera statistikore;
- Ofrojnëkonsulencë teknike në fusha të veçanta të ekspertizës;
- Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit në punëdhe tëmbrojtjes së shëndetit.
Kërkesat
- Kërkohet të ketë diplomë universitare
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.
Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit të kimisë. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm me studime të thelluara apo trajnimit nëpërmjet punës, një kimist mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën e shërbimeve kimike.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik sipas rastit licenca profesionale e ushtrimit të profesionit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: kimist, kimist në industrinë farmaceutike, kimist në metalurgji, kimist specialist i korrozioneve, kimist specialist në kiminë analitike, në kiminë minerare, në kiminë nukleare, në kiminë organike, kimist specialist për naftën, plastikën, kimist specialist për produktet ushqimore, kimist, kontrollor cilësie.
Profesionet në këtë grup
- Kimist
- Kimist në industrinë farmaceutike
- Kimist në kristalografi
- Kimist në metalurgji
- Kimist specialist i korrozioneve
- Kimist specialist në kiminë analitike
- Kimist specialist në kiminë fizike
- Kimist specialist në kiminë inorganike
- Kimist specialist në kiminë minerare
- Kimist specialist në kiminë nukleare
- Kimist specialist në kiminë organike
- Kimist specialist në prodhimin e qelqit
- Kimist specialist në tekstil
- Kimist specialist për bojëra
- Kimist specialist për detergjentet
- Kimist specialist për kauçukun
- Kimist specialist për materialet plastike
- Kimist specialist për naftën
- Kimist specialist për ngjyrat
- Kimist specialist për parfume
- Kimist specialist për përpunimin e lëkurës
- Kimist specialist për polimerët
- Kimist specialist për produktet ushqimore
- Kimist, kontrollor cilësie
- Farmakolog
- Farmakolog në toksikologji
- Biokimist
- Kimist laborant

