2114Gjeologë dhe gjeofizikanë

Grup njësi · 23 profesione

Përshkrimi

Gjeologu/ja dhe gjeofizikani/ja kryen kërkime, përmirëson ose zhvillon koncepte, teori dhe metoda operative, si dhe aplikon njohuri shkencore në lidhje me gjeologjinë dhe gjeofizikën në fusha të tilla si kërkimi dhe shfrytëzimi i ujit, i naftës, gazit dhe mineraleve, inxhinierisë civile, tëtelekomunikacionit dhe të lundrimit. Ai/ajo aplikon njohuri shkencore mbi vlerësimin dhe zvogëlimin e efekteve të projekteve të zhvillimit dhe depozitimit të mbetjeve në mjedis. Ai/Ajo interpreton të dhënat kërkimore të fushës dhe përgatit e raporte gjeologjike, harta, grafikë, diagrama, materiale statistikore dhe artikuj të tjerë, si dhe përdor programe të ndryshme për të hetuar dhe për të matur forcat sizmike, gravitacionale, elektrike, termike dhe magnetike që ndikojnë në tokë dhe në hapësirën ujore. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione të ndryshme që ofrojnë shërbime të gjeologjisë dhe gjeofizikës, kompani të kërkimit dhe shfrytëzimit të hidrokarbureve dhe minierave, kompani konsultimi gjeologjikë, gjeofizikë, firma inxhinierike, në institucione private apo publike, institucionet arsimore ose mund të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive dhe metodave operative që lidhen me gjeologjinë dhe gjeofizikën;
  • Studiojnë përbërjen dhe strukturën e kores së Tokës;
  • Ekzaminojnë gurët, mineralet, fosilet dhe materiale të tjera, për të përcaktuar proceset që ndikojnë në zhvillimin e Tokës, gjurmët e evolucionit të së shkuarës, natyrën dhe kronologjinë e formacioneve gjeologjike dhe për të vlerësuar aplikimet e tyre komerciale;
  • Interpretojnë të dhënat kërkimore të fushës;
  • Përgatitin raporte gjeologjike, harta, grafikë, diagrama, materiale statistikore dhe artikuj të tjerë;
  • Aplikojnë njohuritë gjeologjike në identifikimin dhe adresimin e problemeve të hasura në projekte të inxhinierisë civile si: në ndërtimin e digave, urave, tuneleve, ndërtesave të mëdha, si dhe në projekte për bonifikimin e tokave;
  • Përdorin programe të ndryshme për të hetuar dhe për të matur forcat sizmike, gravitacionale, elektrike, termike dhe magnetike që ndikojnë në Tokë;
  • Vlerësojnë peshën, madhësinë dhe masën e Tokës, si dhe përbërjen e strukturën e brendshme të saj;
  • Studiojnë natyrën, aktivitetin dhe gjendjen e vullkaneve, akullnajave dhe tërmeteve;
  • Skicojnë harta të fushës magnetike të Tokës;
  • Aplikojnë skica dhe harta të fushës magnetike të Tokës dhe të dhëna të tjera të mbledhura për transmetim, lundrim dhe qëllime të tjera;
  • Matin dhe studiojnë vetitë fizike të hapësirave ujore dhe atmosferës dhe ndërveprimet midis tyre, si p.sh. shkëmbimin e energjisë termike;
  • Përcaktojnë vendndodhjen, sasinë dhe natyrën e naftës, gazit dhe depozitave minerale duke përdorur metoda sizmologjike, gravimetrike, magnetike, elektrike ose radiometrike;
  • Identifikojnë dhe përcaktojnë karakteristikat e depozitave të materialeve të ndërtimit dhe përshtatshmërinë e tyre për përdorim si agregate konkrete, mbushës rruge ose për përdorime të tjera;
  • Kryejnë kërkime mbi lëvizjen, shpërndarjen dhe vetitë fizike të ujërave nëntokësore dhe sipërfaqësore;
  • Ofrojnëkëshilla mbi manaxhimin e mbetjeve, zgjedhjen e rrugës dhe të vendit apo restaurimin e zonave të ndotura;
  • Mbështetin inxhinierët e terrenit duke sugjeruar mënyrat më të mira për mbledhjen e të dhënave;
  • Përgatitin artikuj, raporte shkencorë apo materiale statistikore;
  • Kryejnë arkivimin, kopjimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, në formatin fizik dhe elektronik;
  • Komunikojnë me profesionalizëm me eprorë, kolegë dhe të tjerë;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë rregullat e sigurisë në punë dhe tëmbrojtjes së shëndetit.

Kërkesat

  • Kërkohet të ketë diplomë universitare;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

Kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh në punësim dhe zhvillim karriere.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: gjeodet, gjeofizikan, specialist në sizmologji, gjeolog, gjeolog minierash, nafte, hidrolog, inxhinier gjeolog etj.

Profesionet në këtë grup

  • Gjeodet
  • Gjeofizikan
  • Gjeofizikan, specialist në sizmologji
  • Gjeolog
  • Gjeolog minierash
  • Gjeolog nafte
  • Gjeolog, kërkues mineralesh
  • Gjeolog, kërkues nafte
  • Gjeolog, specialist në mikro-panteologji
  • Gjeolog, specialist në paleontologji/mikropaleontolog
  • Hidrolog
  • Inxhinier gjeolog
  • Inxhinier gjeolog/drejtues teknik në kërkim-zbulim
  • Inxhinier gjeolog /studiues në kërkim-zbulim
  • Inxhinier gjeolog /mbikëqyrje në kërkim-zbulim
  • Inxhinier gjeolog/monitorimi në kërkim-zbulim
  • Inxhinier gjeolog/konsulent në kërkim-zbulim
  • Inxhinier gjeolog/projektues në kërkim-zbulim
  • Inxhinier gjeolog/vlerësues në kërkim-zbulim
  • Studiues i sizmologjisë inxhinierike
  • Projektues gjeodet
  • Studiues gjeolog për studim/vlerësim gjeologo inxhinieri të truallit
  • Studiues hidrogjeolog për studime e projektime hidrogjeologjike

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye