121Drejtues të shërbimeve të biznesit dhe administratës

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit e shërbimeve të biznesit dhe administratës planifikojnë, organizojnë, drejtojnë, kontrollojnë, koordinojnë dhe vlerësojë administratën financiare, administratën e burimeve njerëzore, të planifikim apo të aktiviteteve të tjera të ndërmarrjeve e organizatave që kanë shërbime të tilla, si dhe mund të sigurojnë shërbime për ndërmarrje dhe organizata të tjera.

Detyrat kryesore

?

  • Përcaktojnë dhe përpilojnë politikat dhe programet për ndërmarrjen ose organizatën;
  • Krijojnë dhe drejtojnë procedura operative dhe administrative për veprimtarinë e ndërmarrjes apo organizatës;
  • Zbatojnë strategjitë dhe politikat e ndërmarrjes apo organizatës;
  • Monitorojnë dhe vlerësojnë zbatimin e strategjive dhe politikave të ndërmarrjes apo organizatës;
  • Ofrojnë këshilla për manaxherët e lartë dhe anëtarët e bordeve financiare e administrative për strategjitë, politikat, programet dhe çështje legjislative;
  • Sigurojnë pajtueshmërinë me legjislacionin përkatës, me rregulloret dhe standardet për aktivitetin e ndërmarrjes apo organizatës;
  • Kontrollojnë kualifikimin dhe performancën në përzgjedhjen e personelit dhe hartojnë plane për trajnime të mëtejshme;
  • Zgjedhin apo miratojnë përzgjedhjen e personelit;
  • Kontrollojnë përgatitjen e buxheteve dhe mbikëqyrjen e aktivitetit financiar;
  • Konsultohen me drejtuesit ekzekutiv dhe me drejtuesit e departamenteve ose seksione të tjera, si dhe koordinojnë veprimtarinë ndërmjet tyre;
  • Kontrollojnë shpenzimet për të siguruar përdorimin efikas të burimeve;
  • Përfaqësojnë organizatën në bisedime zyrtare, në negociata, në konventat, seminare dhe forume;
  • Raportojnë në bordet e drejtorëve dhe organeve drejtuese objektivat, strategjitë, veprimtarinë dhe rezultatet e ndërmarrjes apo organizatë;
  • Promovojnë interesat e ndërmarrjes apo organizatës;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë;
  • Të jetë mbi 18 vjeç;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye