12Drejtues administrativë dhe komercialë

Nëngrup i madh · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit administrativë dhe komercialë planifikojnë, organizojnë, drejtojnë, kontrollojnë dhe koordinojnë aktivitetet financiare e administrative të ndërmarrjes, organizatës ose të sektorëve dhe departamenteve të brendshëm, në përputhje me legjislacionin dhe politikat e bëra nga përfaqësuesit e zgjedhur apo organet legjislative. Ata drejtojnë, koordinojnë dhe kontrollojnë politika të burimeve njerëzore, të planifikimin, të kërkimit dhe zhvillimit, të reklamave, të marrëdhënieve publike, të shitjeve etj.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë dhe organizojnë aktivitete të ndërmarrjeve të biznesit, të organizatave tjera në tërësi ose të departamenteve dhe sektorëve të tyre të brendshëm, në përputhje me legjislacionin dhe politikat e bëra nga përfaqësuesit e zgjedhur apo organet legjislative;
  • Drejtojnë dhe koordinojnë aktivitete të ndërmarrjeve të biznesit, të organizatave tjera ose të departamenteve dhe sektorëve të tyre të brendshëm , në përputhje me legjislacionin dhe politikat e bëra nga përfaqësuesit e zgjedhur apo organet legjislative;
  • Përpilojnë dhe administrojnë politika këshillimi, planifikimi strategjik dhe financiare të ndërmarrjeve të tyre;
  • Zbatojnë, monitorojnë dhe rivlerësojnë strategjitë dhe politikat;
  • Ofrojnë këshillim për manaxherët e nivelit të lartë;
  • Drejtojnë dhe zhvillojnë nisma për produkte të reja, marketingun, marrëdhëniet me publikun dhe fushatat publicitare;
  • Përcaktojnë dhe drejtojnë aktivitetet e shitjeve, standardet e shërbimit të klientit, vendosjen e çmimeve dhe marrëveshje kredish;
  • Kryejnë funksione drejtimi dhe manaxhimi në fushim e shërbimeve;
  • Krijojnë dhe drejtojnë procedurat operative dhe administrative;
  • Sigurojnë zbatimin e kuadrit ligjor, rregulloreve përkatëse dhe standardeve;
  • Sigurojnë përzgjedhjen, kontrollin, trajnimin dhe performancën e personelit;
  • Përgatisin buxhetin dhe mbikëqyrin veprimet financiare;
  • Bashkërendojnë aktivitetet e departamenteve me manaxherë të tjerë dhe zyrtarë të lartë qeveritarë ose me departamente e seksione të tjera;
  • Rekomandojnë dhe shqyrtojnë dokumente dhe raporte të dorëzuara nga anëtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm të personelit;
  • Vlerësojnë dhe miratojnë dokumente dhe raporte e dorëzuara;
  • Kontrollojnë shpenzimet dhe përdorimin me efikasitet të burimeve;
  • Përfaqësojnë ndërmarrjet ose organizatat në konferenca, seminare, dëgjesa publike ose forume;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Koordinojnë zbatimin e rregullave tësigurisë në punëdhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në këtë fushë;
  • Të jetë mbi 18 vjeç;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye