1219Drejtues të administrimit dhe shërbimeve të biznesit të paklasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 13 profesione

Përshkrimi

Drejtuesit e administrimit dhe shërbimeve të biznesit të paklasifikuar diku tjetër përfshijnë ato lloj shërbimesh të dhëna nga persona, shoqëri private ose institucione publike të cilët nuk janë klasifikuar në ndonjë grup apo nëngrup tjetër.

Përfshihen profesione të tilla si administrator të objekteve ose pallateve, manaxher i shërbimit e pastrimit, manaxher i shërbimeve administrative.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë strategjitë dhe ofrojnë mbështetje operative, bëjnë hulumtime dhe japin këshilla për drejtuesit e lartë për çështje që lidhen me drejtimin dhe administrimin e objekteve të ndryshme, me shërbime të pastrimit, si dhe çdo shërbim tjetër të ofruar nga këto subjekte;
  • Drejtojnë përdorimin e burimeve materiale të subjektit publik ose privat;
  • Trajnojnë personelin për mënyrën e zbatimit të udhëzimeve të veçanta të nxjerra nga subjektet publike ose private;
  • Analizojnë çështjet komplekse në lidhje me drejtimin dhe manaxhimin, si dhe u japin përgjigje pyetjeve dhe korrespondencave në lidhje me sektorin që drejtojnë;
  • Japin informacion dhe mbështetin përgatitjen e raporteve financiare dhe ato të buxhetit;
  • Kryesojnë dhe drejtojnë personelin administrativ, sigurohet që veprimtaria e shoqërisë të ketë mbarëvajtje dhe sigurojnë informacion të saktë e të shpejtë për vartësit e tij;
  • Përfaqësojnë shoqërinë në marrëdhënie me institucionet shtetërore, në negociata dhe diskutime, seminare profesionale;
  • Planifikojnë dhe administrojnë veprimtarinë e përditshme;
  • Sigurojnë përdorimin efikas të fondeve dhe administrimin e buxhetit;
  • Përzgjedhin personelin e tij dhe vlerësojnë performancën e tyre.
  • Koordinojnë respektimin e rregullave të sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  • Të kenë përvojë dhe kualifikime profesionale në profile të ngjashme;
  • Kërkohen eksperienca pune në vende të njëjta ose të ngjashme, si dhe vjetërsia në punë;
  • Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Pranimi në këto pozicione pune lidhet plotësisht me aftësitë profesionale të subjektit që kërkon të pranohet në këtë pozicion. Kërkohen kualifikime të ndryshme në varësi të pozicionit të punës dhe aftësi të mira komunikuese.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtor i shërbimeve administrative
  • Drejtor shërbimet të pastrimit
  • Drejtor i shërbimeve të korporatave
  • Drejtor objektesh
  • Drejtor blerjesh
  • Drejtor i sigurisë
  • Drejtor i administratës
  • Drejtor i prokurimeve
  • Drejtor ligjor
  • Drejtor i sigurisë së informacionit
  • Drejtor i auditit të brendshëm
  • Drejtor për përputhshmërinë rregullatore
  • Drejtues të tjerë organizativë

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye