1211Drejtues financiarë
Grup njësi · 19 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit financiarë planifikojnë, koordinojnë dhe drejtojnë veprimet financiare të një shoqërie private/shtetërore ose organizate, në konsultim me manaxherët e lartë dhe me drejtuesit e departamenteve të tjera ose drejtuesit e seksioneve.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë, koordinojnë dhe drejtojnë operacionet financiare të një shoqërie private/shtetërore ose organizate;
- Bëjnë vlerësimin e situatës financiare të shoqërisë private/shtetërore apo organizatës, si dhe përgatisin raportet financiare dhe projekt buxhetin;
- Bëjnë konsultime me drejtues ekzekutiv dhe me çdo nëpunës tjetër me qëllim realizimin sa më të mirë të administrimit financiar;
- Kontrollojnë buxhetin, shpenzimet dhe sigurojnë përdorimin me eficiencë të burimeve të shoqërisë private/shtetërore apo organizatës;
- Përcaktojnë rregullat që duhet të ndiqen dhe kontrollojnë zbatimin e tyre;
- Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë;
- Përfaqësojnë shoqërinë ose organizatën në marrëdhëniet me organet brenda dhe/ose jashtë vendit, veçanërisht për sa i përket aspekteve financiare;
- Raportojnë para asamblesë së përgjithshme/bordit të drejtorëve në lidhje me gjendjen financiare;
- Realizon përdorimin me eficiencë dhe efektivitet të burimeve financiare duke respektuar parimet e transparencës, mirëbesimit dhe ligjshmërisë, si dhe shmangien e shpërdorimit, keqpërdorimit e vjedhjes së pasurisë.
Kërkesat
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të ketë eksperienca pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë dhe të programeve të Financës;
- Njohje të standardeve kombëtare të kontabilitetit;
- Kërkohet njohja e gjuhës angleze;
- Të marrë pjesë dhe të rezultojë fitues, kur pranimi në punë bëhet më konkurs.
Informacion shtesë
Përbëjnë avantazh për këto lloj pozicionesh aftësitë në komunikim, aftësitë organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup, si dhe çdo aftësi tjetër që shkon në interes të shoqërisë, ndërmarrjes apo organizatës.
Profesionet në këtë grup
- Drejtor drejtorie buxheti
- Drejtor drejtorie kontabiliteti
- Drejtor Drejtorie pagash
- Drejtor financiar i administratës
- Drejtor shërbimesh financiare
- Drejtor të tjerë të departamenteve financiare
- Drejtor ekonomik
- Drejtor finance
- Manaxher i financave
- Drejtor i degëve në institucione financiare
- Drejtor thesari
- Drejtor raportimi/kontrolli financiar
- Drejtor risku
- Drejtor kredie
- Drejtor i menaxhimit të aseteve
- Mbikëqyrës i tregut të sigurimeve
- Mbikëqyrës i tregut të titujve
- Mbikëqyrës i tregut të investimeve
- Mbikëqyrës i tregut të pensioneve

