1213Drejtues të politikave dhe planifikimit
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit e politikave dhe planifikimeve organizojnë, koordinojnë dhe drejtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat brenda institucionit (qeveritare ose jo qeveritare) dhe shoqërive të sektorit privat, si dhe drejtojnë shoqëri të pavarura që ofrojnë shërbime në lidhje me hartimin e politikave dhe planifikimet strategjike.
Detyrat kryesore
- Hartojnë politikat dhe planet zhvillimore, si dhe asistojnë në zbatimin e tyre;
- Koordinojnë zbatimin e politikave, planeve strategjike dhe praktikave të caktuara;
- Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm;
- Drejtojnë aktivitetin e personelit nën varësi në hartimin e zbatimin e politikave dhe planifikime strategjike;
- Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë personelin dhe vlerësojnë performancën e tij;
- Hartojnë strategjinë e përgjithshme për mënyrën e organizimit të punës brenda drejtorisë përkatëse;
- Raportojnë te eprorët për punën dhe marrim sugjerime, vlerësime ose kritika;
- Përfaqësojnë shoqërinë, ndërmarrjen, organizatën apo institucionin në marrëdhënie me të tretët kur objekt i marrëdhënies është hartimi apo zbatimi i politikave apo planeve strategjike.
Kërkesat
- Të ketë mbushur moshën e kërkuar nga statuti/ligji;
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Kërkohen, sipas pozicionit të punës, specializime, vjetërsi në punë dhe eksperienca të ndryshme në pozicione të njëjta ose të ngjashme;
- Të marrin pjesë në konkurset e pranimit dhe të rezultojnë fitues kur pranimi në pozicionin e punës është me konkurs;
- Të jenë të aftë të përdorin mjetet e teknologjisë së informacionit;
- Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të mos kenë masa disiplinore në fuqi kur është nëpunës i administratës publike.
Informacion shtesë
Për këto pozicione pune kërkohen aftësi të posaçme organizative dhe manaxheriale për të organizuar punën në grup.
Profesionet në këtë grup
- Manaxher/Drejtor i politikave
- Manaxher/Drejtor planifikimi strategjik
- Manaxher/Drejtor planifikimi i korporatave
- Drejtor i administrimit të rrezikut

