1212Drejtues të burimeve njerëzore
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Drejtorët e burimeve njerëzore dhe të politikave hartojnë, koordinojnë dhe drejtojnë planet dhe politikat që kanë të bëjnë me personelin, marrëdhëniet e këtyre të fundit me punën dhe veprimtarinë në lidhje me të drejta dhe detyrimet e punonjësve, në lidhje me shëndetin dhe sigurinë në punë.
Ata drejtojnë burimet njerëzore të një shoqërie private/shtetërore apo organizate, si dhe në çdo institucioni shtetëror apo organizate të rëndësisë së veçantë.
Janë drejtues të lartë, të cilët vetëm apo së bashku me të tjerët përcaktojnë nevojën për burime njerëzore të institucionit.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë burimet njerëzore për realizimin e politikave dhe objektivave të shoqërisë, organizatës ose institucionit;
- Planifikojnë dhe organizojnë procedurat e rekrutimit, përzgjedhjes, trajnimit, promocionit, transferimit dhe shkarkimit të personelit si dhe nënshkruajnë në emër të punëmarrësit kontratën e punës;
- Organizojnë negociata për përcaktimin e strukturave të pagave dhe kushteve të punësimit;
- Mbikëqyrin çështje që lidhen me sigurinë në punë dhe shëndetin e punonjësve;
- Organizojnë trajnime dhe seminare për punonjësit e personelit me qëllim rritjen e profesionalizmit dhe performancës.
- Sigurojnë zbatimin e kuadrit ligjor në lidhje me të drejtat e punëmarrësve;
- Përcaktojnë kriteret që duhet të ndiqen, në rastet e ristrukturimit, vetëm apo në bashkëpunim me eprorët;
- Raportojnë tek eproret mbi ecurinë e politikave që lidhen me burimet njerëzore të institucionit;
- Përfaqësojnë (shoqërinë, institucionin, organizatën) në takime të ndryshme që kanë lidhje me të drejtat dhe detyrimet e burimeve njerëzore të institucionit.
Kërkesat
- Të kenë mbushur moshën e kërkuar nga statuti/ligji;
- Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master shkencor” ose “master i arteve” apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Kërkohen, sipas pozicionit të punës, specializime, vjetërsi në punë dhe eksperienca të ndryshme;
- Të marrin pjesë në konkurset e pranimit dhe të rezultojnë fitues, kur pranimi në pozicionin e punës është me konkurs;
- Të mos kenë masa disiplinore në fuqi kur është nëpunës i administratës publike;
- Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Për këto pozicione pune kërkohen aftësi të posaçme për të organizuar punën në grup.
Kërkohet njohja e kuadrit ligjor të punës, siç mund të jetë Kodi i Punës ose ligji Për Nëpunësit Civil, si dhe legjislacionin e Bashkimit Europian në lidhje me të drejtat e punonjësve. Të ketë njohuri të përditësuara mbi përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Profesionet në këtë grup
- Drejtor i burimeve njerëzore
- Manaxher i personelit
- Manaxher rekrutimi
- Drejtor i marrëdhënieve të punës

