941Ndihmës në përgatitjen e ushqimit

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Ndihmësit në përgatitjen e ushqimit ndihmojnë në përgatitjen e ushqimit duke seleksionuar, pastruar, larë, copëtuar apo grirë artikuj të ndryshëm ushqimor për parapërgatitjen e gatimeve në restorante, hotele, zyra dhe institucione të tjera, si dhe në avionë, trena, autobusë e të tjera të ngjashme. Ata pastrojnë enë kuzhine që përdoren për gatim në kuzhinat dhe restorantet, si dhe tavolinën e punës apo zona të tjera të përgatitjes së ushqimit dhe shërbimit. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh, në hotele, restorante, në institucione të ndryshme apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë seleksionimin e produkteve të ndryshme që do të gatuhen;
  • Kryejnë pastrimin dhe larjen e produkteve të ndryshme që do të gatuhen;
  • Kryejnë prerje apo copëzimin e produkteve që do të gatuhen;
  • Kryejnë procese të ndryshme parapërgatitore në kuzhinë;
  • Ndihmojnë në përgatitjen e ushqimit në kuzhinë, hotele, zyra dhe institucione të tjera;
  • Bëjnë përzierjen e ushqimeve për gatim sipas porosive të marra nga kuzhinieri;
  • Përgatitin ushqime të thjeshta ose të para-përgatitura dhe pije të tilla si: sanduiçë, pica, patate të skuqura, sallata të ndryshme aperitiv etj;
  • Pastrojnë pajisje gatimi të tilla si zgarë, mikrovalë, grirëse, shtrydhëse, fritezë etj. në kuzhinë;
  • Pastrojnë tavolinën e punës apo zona të tjera të përgatitjes dhe shërbimit të ushqimit;
  • Pastrojnë enë kuzhine gatimi dhe të përgjithshme që përdoren në kuzhinat dhe restorantet.
  • Kryejnë mbledhjen e enëve mbas shërbimit të ushqimit në restorante, hotele, zyra dhe institucione të tjera;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye