9411Përgatitës i ushqimeve të shpejta (fast-food)
Grup njësi · 3 profesione
Përshkrimi
Përgatitësi i ushqimeve të shpejta (fast-food) përgatit dhe gatuan porositë në sasi të kufizuar të ushqimeve apo pijeve që përfshijnë procese të thjeshta përgatitje si edhe një numër të vogël të përbërësve. Ai është kontakti i parë ndërmjet klientit dhe shërbyesit të ushqimeve të shpejta. Ai mund të marrë porosi nga konsumatorët dhe shërben në banakë apo tavolina. Ai është përgjegjës për të siguruar kënaqësinë e klientit si edhe për zgjidhjen e ankesave duke reaguar mbi pyetjet dhe kërkesat e mundshme që klienti mund të bëjë.
Detyrat kryesore
- Përgatitin ushqime të thjeshta të para-përgatitura të tilla si sanduiçë, hamburger, pica, peshk dhe patate të skuqura, sallata si edhe pije shoqëruese, e lëngje frutash të shtrydhura, kafe e të tjera të ngjashme;
- Lajnë, presin, përcaktojnë masën si edhe përziejnë ushqime për gatim;
- Punojnë me pajisje voluminoze që kryejnë vetëm një proces gatimi të tilla si grilla, fërgues apo tiganë;
- Ri-ngrohin ushqimin e para-përgatitur;
- Pastrojnë zonat e përgatitjes së ushqimit, si edhe sipërfaqet e enëve të kuzhinës të gatimit;
- Marrin dhe shërbejnë urdhra për ushqim dhe pije në vende që hahet dhe që janë posaçërisht për shërbim të shpejtë apo për t’i marrë me vete;
- Porositin dhe shpërndajnë përbërës të ushqimit të shpejtë;
- Mirëmbajnë higjienën, ruajnë shëndetin dhe plotësojnë standardet e sigurisë në zonat e ofrimit të shërbimit;
- Verifikojnë që ushqimi i përgatitur i plotëson kërkesat për cilësi dhe sasi sipas standardeve të paracaktuara;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shtetëror.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
- Të njohë rregullat bazë të shëndetit dhe të sigurisë së ushqimeve.
- Pastërtia është element themelor në këtë shërbim.
- Të njohë shumë mirë procedurat për kryerjen e këtij shërbimi.
Informacion shtesë
Individi mund të hyjë në profesion si ndihmës pranë një personi me eksperiencë më të gjatë kohore në këtë fushë.
Kryerja me devotshmëri e punës mund ta kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar.
Kualifikimi i mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të bëjë që një përgatitës i ushqimeve të shpejta (fast-food) të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Ndjekja e shkollës së mesme profesionale çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin kuzhinierit apo shefit të kuzhinës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Ofruesit e këtij shërbimi në të shumtën e rasteve punojnë pa orar fiks dhe janë të angazhuar edhe në fundjavë apo në ditë festash apo pushimi.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushën e shërbimeve të restorantit dhe mund të bëhen manaxher apo pronar të një shërbimi të tillë.
Profesionet në këtë grup
- Punëtor ndihmës kuzhinier në restorant.
- Punëtor në fast-food
- Punëtor në vet-shërbim ushqimesh

