94Ndihmës në përgatitjen e ushqimit

Nëngrup i madh · 1 Nëngrupe

Përshkrimi

Ndihmësit në përgatitjen e ushqimit kryejnë punë ndihmëse për përgatitjen e ushqimit në kuzhinë, në restorant, në fast-food, pastrojnë dhe lajnë frutat dhe perimet, vegla dhe pajisje të përgatitjes së ushqimit, si dhe ambientin e përgatitjes së tyre. Ata kryejnë shërbime ndihmëse për përgatitjen e ushqimeve, kryesisht punë që kërkojnë aftësi fizike dhe pak njohuri. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme ku kërkohen shërbime të tilla apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë punë ndihmëse për përgatitjen e ushqimit në kuzhinë, në restorant, etj;
  • Ndihmojnë në përgatitjen e ushqimit në fast-food;
  • Pastrojnë dhe lajnë enë me dorë në kuzhinë, në restorant;
  • Seleksionojë, pastrojnë dhe lajnë frutat dhe perimet në kuzhinë, në restorant;
  • Kryejnë punë para-përgatitore për përgatitjen e pijeve, sanduiçëve, picave, peshkut, patate të skuqura, sallatave dhe ushqime të tjera;
  • Kryejnë prerje të ndryshme;
  • Kryejnë matje dhe përzierje të produkteve për gatim;
  • Kryejnë pastrimin e kuzhinës, zonave të përgatitjes së ushqimit dhe zonat e shërbimit;
  • Pastrojnë e lajnë vegla dhe pajisje të përgatitjes së ushqimit në kuzhinë, në restorant;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye