932Punëtorë të industrisë

Grup i vogël · 2 Nëngrupe

Përshkrimi

Punëtorët e industrisë kryejnë një sërë detyrash të thjeshta manuale në prodhim apo industri për të ndihmuar punën e pajisjeve, makinave apo makinerive industriale. Ata kryejnë seleksionime, paketime dhe etiketime me dorë të produkteve të ndryshme. Ata mund të punësohen në kompani prodhimesh industriale apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë paketim të materialeve dhe produkteve të ndryshme me dorë;
  • Mbushin me dorë shishe, kavanoza, kuti, thasë dhe kontejnerë të tjerë me produkte;
  • Kryejnë etiketimin e produkteve dhe kontejnerë me dorë;
  • Përcjellin, shoqërojnë mallra, materiale, drejt zonës së pajisjeve apo makinerive punuese;
  • Kryejnë seleksionimin dhe klasifikimin manual të produkteve ose komponentëve të tyre sipas procedurave të paracaktuara të punës;
  • Kryejnë montimin e thjeshtë me dorë të komponentëve;
  • Kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve dhe pajisjeve të punës;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye