9321Punëtorë të ambalazhit me dorë
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Punëtor i ambalazhit me dorë peshon, paketon dhe etiketon materiale dhe produkte duke përdorur duart si mjet kryesor.
Detyrat kryesore
- Peshojnë, mbledhin, vulosin dhe paketojnë me dorë materiale dhe produkte të ndryshme;
- Mbushin me dorë shishe, kanaçe, kuti, thasë dhe kontejnerë të tjerë me produkte;
- Ngjisin etiketa me dorë mbi produkte, paketa dhe enë të ndryshme;
- Zhvendosin materiale, pajisje apo furnizime të tjera;
- Vendosin dhe mbushin me materiale dhe produkte pajisjen e paketimit;
- Pastrojnë kontejnerë, materiale, furnizime si edhe vendin e punës duke përdorur solucione pastrime dhe mjete pune dore;
- Matin, peshojnë dhe numërojnë produkte dhe materiale;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm shkollor;.
- Të jetë bashkëpunues.
- Të në gjendje të kryejë aktivitete që kërkojnë forcë fizike të konsiderueshme të gjymtyrëve dhe të trupit.
- Të jetë e/i aftë të përdorë krahët për të mbledhur, përpunuar apo bashkuar objekte të ndryshme.
- Të jetë e/i aftë të ushtrojë forcë të muskujve për të shtyrë, ngritur, tërhequr apo mbajtur në kurriz objekte e sende të ndryshme.
- Të ketë njohje të parimeve dhe proceseve për të shërbyer klientëve.
- Të përmbushë standardet e cilësisë së shërbimit.
Informacion shtesë
Kualifikimi mund të kryhet me fillimin dhe në vazhdimësi të punës.
Instruktimi merret herë pas here për aspekte të sigurisë në punë dhe rregullat e punës.
Mësimi i njohurive bazë mbi ndihmën e shpejtë është i domosdoshëm.
Kryerja me përkushtim e cilësi e punës mund të japë pozicionin e përgjegjësit të grupit.
Profesionet në këtë grup
- Mbështjellës armature me dorë
- Punëtor grumbullimi
- Seleksionues shishesh
- Punëtor ambalazhimi
- Punëtor paketimi

