9329Punëtorë të industrisë jo të klasifikuar diku tjetër

Grup njësi · 16 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të industrisë jo të klasifikuar diku tjetër”, asiston operatorët e makinerive dhe montuesit, si dhe kryen një tërësi detyrash të thjeshta dhe rutinë në prodhim, me përjashtim të detyrave të paketimit dhe etiketimit të produkteve përfundimtare.

Detyrat kryesore

  • Transportojnë të mirat, materialet, mjetet e punës dhe pajisje të tjera në vendin e punës dhe zhvendosin pjesët e prodhuara në vendet e duhura;
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë mallin në makina, kamionë etj;
  • Pastrojnë makineritë, pajisjet dhe veglat e punës;
  • Kryejnë përzgjedhjen në mënyrë manuale të produkteve dhe pjesëve të tyre;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Komunikojnë me të tjerët;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar shkollë të mesme profesionale si elektronikë, elekro-mekanikë e të tjera të përafërta.
  • Të ketë mbaruar shkollë të mesme të përgjithshme, shoqëruar me kurse profesionale të fushës.
  • Të jetë person bashkëpunues dhe me integritet.
  • Të ketë njohje të parimeve dhe proceseve që kryen për të shërbyer sa më mirë klientëve.
  • Të njohë dhe të vlerësojë kërkesat e konsumatorit.
  • Të përmbushë standardet e cilësisë së shërbimit.

Informacion shtesë

Puna pas një ustai me eksperiencë përbën avantazh të madh për karrierën apo biznesin në të ardhmen.

Ky profesion kërkon duar të shkathëta dhe qëndrueshmëri të tyre.

Shpesh, kërkohet të jesh e/iaftë të qëndrosh në këmbë për kohë të gjatë.

Profesionet në këtë grup

  • Mbështjellës filamenti me dorë
  • Mbështjellës me dorë i spirales së rotorit
  • Mbështjellës me dorë i spirales së statorit
  • Mbështjellës me dorë të transformatorit
  • Mbështjellës spirale me dorë
  • Ndezës zjarri i impiantit të ngrohjes së ujit.
  • Ndezës zjarri në anije
  • Ndezës zjarri për ngrohje uji në lokomotive
  • Ndihmës sondist
  • Punëtor për punime dore në rrobaqepësi/konfeksione
  • Punëtor hekuri në rrobaqepësi/ konfeksione
  • Punëtor i pastrimit të fijeve në tekstil ose në këpucë
  • Ndarës/radhitës shishesh
  • Punëtor i punëve me dorë
  • Punëtor krahu në fabrikë
  • Grumbullues materialesh

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye