834Përdorues të makinave të ndryshme
Grup i vogël · 4 Nëngrupe
Përshkrimi
Përdoruesit e makinave të ndryshme ngasin, menaxhojnë, venë në punë dhe monitorojnë makineritë dhe pajisjet e specializuara të motorizuara që përdoren për pastrimin ose përgatitjen e tokës; gërmojnë, kthejnë dheun, gurët dhe materiale të ngjashme; heqin ose lëvizin materiale të rënda.
Detyrat kryesore
Përzgjedhin makineritë dhe pajisjet e duhura për punë;
- Përgatisin dhe montojnë pajisjen e duhura për të punuar;
- Rregullojnë shpejtësinë, lartësinë dhe thellësinë e pjesëve të makinave bujqësore;
- Lidhin pajisjet që i bashkëngjiten makinave dhe që shërbejnë për të ngritur, larguar bimët, trungjet, kthyer dheun apo objekte ose materiale të tjera të rënda;
- Përdorin dhe monitorojnë lëvizjen e makinave bujqësore dhe pajisjet e tyre të lëvizshme;
- Transportojnë dhe magazinojnë makineritë në destinacionet përkatëse;
- Drejtojnë vinça dhe makineri të tjera ngritëse në procese të ndryshme pune;
- Kujdesen për mirëmbajtjen e makinerive dhe kryejnë riparime të vogla;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi të nivelit përkatës.
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve të tjera të ngjashme.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive bujqësore mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive bujqësore duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik apo juridik sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive bujqësore.

