8343Vinçierë dhe operatorët lidhura me to
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Vinçierëtdhe operatorët lidhur me to drejton, monitorojnë dhe punojnë me makina vinç apo makina të ngjashme për të ngarkuar, për të shkarkuar, për të hequr, për të lëvizur, apo vendosur në vendet e duhura makineri, pajisje, palete mallrash të ndryshme dhe objekte të tjera, në limane, terminale, depo apo magazina, në ndërtim, në fabrika dhe institucione të tjera të ngjashme. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti, në porte, miniera, në kompani hekurudhore, në kompani ndërtim, vende të tjera të trajtimit të ngarkesave apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë kontrollin e përgjithshëm të mjetit, para fillimit të punës;
- Sigurohen se janë vendosur shenjat dalluese në vendin ku do të punohet (rrethohet me shirit dallues);
- Kryejnë inspektimin para fillimit të punës për të llogaritur kapacitetet ngritëse të vinçit dhe peshën për t'u përgatitur për manipulim;
- Kujdesen për transport të sigurt të mallrave duke i siguruar, lidhur ato gjatë ngarkimit, shkarkimit, rrëshqitjes apo lëvizjeve të ndryshme;
- Inspektojnë pajisjet, për të identifikuar prishjet dhe dëmtimet që mund të jenë bërë;
- Pozicionojnë ose heqin pajisje të nevojshme nën, mbi, rreth paletës, ngarkesës, kutisë dhe materialeve të tjera për të siguruar transportin e tyre në zonat e përcaktuara;
- Vlerësojnë peshën në përputhje me kufizimet e ngarkesës duke siguruar shpërndarjen e duhur të peshave dhe ekuilibrin e tyre gjatë lëvizjes;
- Përdorin dhe monitorojnë pajisje ngritëse për të transportuar apo mbajtur njerëz në një lartësi të caktuar gjatë kryerjes së punës së tyre; (p.sh në linjat e ndriçimit të rrugëve, në miniera etj.)
- Mbajnë shënime për punën e ndërmarrë dhe avaritë e ndodhura gjatë punës me automjetet e veta;
- Zbatojnë rregullat teknike gjatë përdorimit të vinçave si p.sh diagramin e vinçit (kombinimi i ngarkesës në funksion të rrezes);
- Bëjnë llogaritjet dhe plotësimin e faturës përkatëse për punën e kryer;
- Kryejnë punime të mirëmbajtjes periodike, të tilla si pastrim dhe lubrifikim të vinçit;
- Pastrojnë dhe mirëmbajnë mjetin e punës dhe e lënë atë në gjendje të gatshme për punë;
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi/manovrimi të posaçme për këtë profesion.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një vinçier mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel mbikëqyrësi. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin inxhinier mekanik.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e transportit duhet leje drejtimi për mjetin përkatës dhe regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: drejtues të makinave zjarrfikëse, drejtues të makinave të betonit, drejtues të makinave frigoriferike, drejtues të makinave të shtrimit të rrugëve, të makinave të pastrimit të dëborës, të makinave frigoriferike etj.
Profesionet në këtë grup
- Drejtues të teleferikut
- Operator vinçi
- Vinçier
- Operator i pajisjeve ngritëse
- Operator, vinç flamur
- Operator, vinç i lëvizshëm
- Operator, vinç kullë

