8341Përdorues të makinave të ndryshme bujqësore dhe të pyjeve
Grup njësi · 5 profesione
Përshkrimi
Punëtorët e makinave të ndryshme bujqësore dhe të pyjeve ngasin, menaxhojnë dhe monitorojnë një ose më shumë lloje makinerish dhe pajisjesh të specializuara të motorizuara që përdoren në bujqësi, kopshtari dhe pylltari.
Detyrat kryesore
- Vënë në funksion, drejtojnë dhe kujdesen për traktorin apo makineritë e tjera të fermës për të pluguar dhe mbjellë tokën, hedhur farën, kultivuar dhe korrur prodhimin;
- Drejtojnë dhe punojnë me traktorin ose me makineritë e tjera pyjore për të pastruar tokën, mbjellë, korrur apo të kryejnë veprime të tjera të mirëmbajtjes së pylltarisë;
- Përgatisin dhe i organizojnë pajisjet gati për të kryer procese të ndryshme;
- Përshtatin shpejtësinë, lartësinë dhe thellësinë e pjesëve përbërëse të makinës;
- Organizojnë pajisjen në pozicionin e duhur për t’i mbajtur pemët, ngritur dhe prerë ato;
- Bashkojnë pjesët për të ngritur, hequr, liruar dhe seleksionuar pemët dhe trungjet dhe vënë në punë pajisje të tilla ndihmëse që bëjnë ashkla dhe ndajnë trungjet;
- Mbushin procesorët me copat e drunjve për t’i ngjitur në copa më të mëdha e dhe për ti vendosur në turra drush në kamionë;
- Mirëmbajnë makineritë dhe kryejnë riparime të vogla;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Të jetë e/i pajisur me lejen e drejtimit të tipit të kërkuar.
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive bujqësore dhe i pyjeve mund të ndërmarri disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive bujqësore dhe të pyjeve duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik po juridik sipas rastit.
Të ketë njohuri për mirëmbajtjen e makinerive bujqësore dhe të pyjeve.
Profesionet në këtë grup
- Drejtues autokombajne
- Drejtues traktori
- Drejtues zetori
- Përdorues të makinerive/impianteve për prerje-transportim trupash drusor
- Përdorues të makinerive të rrëzimit të pemëve( trupa drusor)

