8342Përdorues të makinerive të punimit të tokës dhe të tjerë të ngjashme me to

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të punimeve të tokës dhe të tjerë të ngjashme me to drejtojnë makinat për të gërmuar, kategorizuar, niveluar, zbutur dhe ngjeshur tokën ose material të ngjashme me to.

Detyrat kryesore

  • Drejtojnë dhe monitorojnë makinën e gërmimit me lopatë të lëvizshme ose me kovën e ekskavatorit, për të gërmuar dhe lëvizur dheun, gurët, rërën, zhavorrin dhe materiale të ngjashme;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makinat për hapjen e llogoreve për kanalizime, kullime, ujitje, naftë, gaz ose tubacione të ngjashme;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makinën me teh çeliku të lëvizshëm në sipërfaqe, shpërndan dhe nivelon tokën, rërën, borën dhe materiale të tjera;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë pajisjen që heq rërën, zhavorrin dhe baltën nga thellësia e ujit;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makinat për nguljen e dërrasave, betonit ose piletave të hekurit në tokë;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë fuqinë e rulit për të ngjeshur materialet me shtesa të buta në bërjen e rrugëve;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makinën që përhap dhe sheshon betonin ose bitumin ose përgatitjen e ziftit në ndërtimin e rrugëve ose sipërfaqe të ngjashme;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Të jetë e/i pajisur me leje drejtimi të tipit të kërkuar.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi profesional në këtë fushë.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i punimit të tokës mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtues buldozeri
  • Drejtues ekskavatori
  • Drejtues fadrome/fadromist
  • Shofer tramozhe në minierë (makinë teknologjike në transportin e mineralit)
  • Përdorues të rulave (ndërtim rrugësh)

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye