818Punonjës në fusha të tjera të industrisë

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Ky grupim përfshin operatorë të makinerive që nuk janë të përshirë në vende të tjera në nëngrupin 81. Ky grup përfshin për shembull operatorët e makinave që prodhojnë copa silikoni ose litarë ose kabllo me shumë fije përbërëse.

Detyrat kryesore

Monitorojnë furrat, makineritë dhe pajisje të tjera që përdoren në prodhimin e qelqit, qeramikës, porcelanit, tjegullave dhe tullave;

  • Përshtatin makineritë dhe pajisjet për proceset e duhura të punës;
  • Drejtojnë makineritë për kalitjen, forcimin ose dekorimin e qelqit dhe qeramikës;
  • Mirëmbajnë dhe drejtojnë makineritë e palëvizshme me avull, kaldajat, turbinat dhe pajisjet ndihmëse;
  • Drejtojnë dhe monitorojnë makineritë që peshojnë, paketojnë dhe etiketojnë ose mbushin kontenierët me produkte;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këto fusha.
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këto profesione.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i fushave të tjera të industrisë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.

Të ketë njohuri në fushave të tjera të industrisë.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye