8189Punëtorë të tjerë të makinerive jo të klasifikuar diku tjetër
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Ky grup përfshin operatorë të makinave të njësive të palëvizshme që nuk klasifikohen diku tjetër në grupin më të madh 81. Në këtë grup mund të përfshihen p.sh. operatorë të makinave që prodhojnë çipe silikoni dhe kabllo dhe litarë për tërheqje.
Detyrat kryesore
- Monitorojnë makineri të tjera dhe pajisje që përdoren në sektor;
- Venë në përdorim makineri të tjera të sektorit;
- Mirëmbajnë ose kontrollojnë funksionimin e pajisjeve të tjera të sektorit;
- Vendosin produktet në paketimin përkatës;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në këtë fushë.
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Të jetë e/i shkathët dhe e/i zoti në përdorimin e mjeteve dhe makinerive të punës.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës punëtor. Me fitimin e eksperiencës dhe me kualifikimin shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një punonjës i makinerive të tjera jo të klasifikuar diku tjetër mund të ndërmarri disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e makinerive të tjera jo të klasifikuar diku tjetër duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti privat si person fizik apo juridik sipas rastit.
Të ketë njohuri për makineritë e tjera jo të klasifikuara diku tjetër.
Profesionet në këtë grup
- Ndihmës makinist për prodhim këpucësh
- Operator makine për instalime të linjave elektrike
- Operator makine për instalime tubacionesh
- Operator makine për instalime kabllo
- Operator makine për instalimi tubash
- Operator makine për larje tapetesh, kolltukësh, divanesh
- Operator makine për pastrime në shtëpi
- Operator makine për bashkim kabllosh dhe litarësh

