8182Punëtor të kazanëve/makinerive të prodhimit të avullit dhe kaldajave

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Punëtorët e kazanëve/makinerive të prodhimit të avullit dhe kaldajave mirëmbajnë dhe operojnë me lloje të ndryshme të motorëve me avull, kaldaja, turbina dhe pajisje të tjera me qëllim komercial/industrial.

Detyrat kryesore

  • Kujdesen për zhvillimin, pastrimin, lubrifikimin dhe monitorimin e motorëve me avull, kaldajave dhe pajisjeve të tjera ndihmëse si pompa dhe kompresorë;
  • Analizojnë dhe regjistrojnë udhëzimet e makinerive, problemet dhe kryejnë riparime te vogla për të parandaluar dështime të sistemit apo të pajisjeve;
  • Monitorojnë dhe kontrollojnë ecurinë e pajisjeve si edhe sigurojnë nivelet e duhura të karburantit dhe ujit;
  • Nxjerrin qymyrin duke përdorur mjete automatike me presion me gaz ose pompa vaji;
  • Testojnë cilësinë e kazanit, përshtatjen dhe marrin masa të nevojshme për të parandaluar korrozione të dëmshme në depozita;
  • Monitorojnë treguesit e motorëve, makinerive dhe pajisjeve të anijes;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
  • Zakonisht kërkohet arsim profesional ose një kurs paraprak për hyrje në profesion.

Informacion shtesë

Mbarimi i një shkolle të mesme profesionale, jep mundësi për punësime në kompani të mëdha në fushë.

Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor të kaldajave në anije
  • Punonjës i makinerive të avull
  • Fokist
  • Operator i impiantit të ngrohjes së ujit.
  • Operator i kaldajave në anije
  • Operator i motorëve të avullit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye